Ditën e sotme, mediat raportuan se gazeta gjermane “Bild” ka publikuar të tjera përgjime mes kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe anëtarit të bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj.
Lajmi bëri bujë në media dhe u “shit” si një “bombë” e prestigjozes gjermane.
Por, ka edhe një detaj. Përveç faktit që publikimi i këtyre përgjimeve “rastësisht” përkoi me vizitën e Bashës në Gjermani, burime bëjnë të ditur se në fakt është vetë Luli ai që i ka çuar përgjimet te gazetari i Bild.
Përpara se Lulzim Basha të ikte në Gjermani, montazhieri i Partisë Demokratike i përgatiti të gjithë materialin, në dy gjuhë, të plotë.
Është vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai që ia ka dërguar materialin e plotë gazetarit gjerman.
Dhe mesa duket përtej një bombë mediatike kemi një përgjim në duart e prokurorisë që Luli po e përdor si “bombë” në mediat e huaja./ CNA.al