osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhen detajet “bombë” për dosjen e Kryemadhit në SPAK: Si u zbuluan nga inteligjenca amerikane pagesat nga njerëzit e Putinit për lobim në SHBA?! 3 llogaritë bankare të huaja dhe një kompani offshore në emër të saj e çojnë pas hekurave

Zbardhen detajet “bombë” për dosjen e Kryemadhit në SPAK: Si u zbuluan nga inteligjenca amerikane pagesat nga njerëzit e Putinit për lobim në SHBA?! 3 llogaritë bankare të huaja dhe një kompani offshore në emër të saj e çojnë pas hekurave

Çështja e lobimit të ish-partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (sot Partia e Lirisë) në SHBA për rreth 700 mijë dollarë është rikthyer sërish në vëmendjen e drejtësisë pasi SPAK po thërret në rresht kupolën e LSI për të dhënë sqarime për paratë e padeklaruara në Uashington. Lëvizja Socialiste për Integrim, nga faktet që janë publikuar nga mediat evropiane rezulton se është përfshirë në vitin 2017 në një operacion masiv, duke pastruar paratë e pista.

Në krye të pastrimit të parave qëndrojnë si gjithnjë dy pronarët e LSI, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të certifikuar nga Perëndimi si dy kokat më të mëdha të krimit dhe korrupsionit në Ballkan, ndërsa janë përfshirë anëtarët kryesorë të partisë, si ish-ministra, ish-drejtorë, deputetë, këshilltarë, kryebashkiakë dhe sekretarë të LSI.

Kjo parti ka hedhur një pjesë të parave të dyshimta në zgjedhjet parlamentare të 2017, me qëllim për të siguruar një numër sa më të madh mandatesh, për të qëndruar sërish në pushtet, për të vijuar vjedhjen. Një pjesë të parave i kanë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por nuk i kanë deklaruar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për shkak se paratë janë të paligjshme. Me këtë veprim kanë konsumuar disa vepra penale, që nga mashtrimi me deklarimin e pasurisë, deklarim i rremë, pastrim parash etj.

Zbardhen detajet “bombë”

Por shpërthimi i dosjes në SPAK ditët e fundit mund të sjellë zhvillime të bujshme duke marrë parasysh faktet tronditëse që kanë dalë nga mediat evropiane, të cilat kanë deklaruar se do të referohen të gjitha tek drejtësia e re. Disa muaj më parë, “Kronen Zeitung” media më e madhe austriake publikonte një artikull ku sipas një dëshmitari shqiptar që strehohej në Austri, Ilir Meta përshkruhej si thelbësisht i korruptuar. Artikulli mes të tjerave citonte dokumentet e siguruara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA për lobimin ndër vite të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Uashington.

Gazeta referonte edhe një pagesë prej 700 mijë dollarësh të bërë në 2016-të dhe fillim të 2017-s përmes kompanisë Dorelita Limited, e regjistruar në Qipro. Sipas kontratës së dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë, qëllimi ishte mbrojtja e interesave të personave dhe klientëve të kompanisë qipriote, që përfaqësohej nga avokati Iraklis Fidetzis, i cili dyshohet një njohje e Vangjel Tavos, ish-deputet i LSI-së në qarkun e Gjirokastrës. Dokumentet tregojnë se janë paguar rreth 700 mijë dollarë te kompania McKeon Group. 90 mijë dollarë janë paguar nga avokati Iraklis Fidetzis, ndërsa 600 mijë të tjera sërish nga Fidetzis por përmes kompanisë “Dorelita Limited”. Pyetja që nuk mori përgjigje në artikullin e medias austriake është burimi i këtyre parave. Dyshimet u ngritën në dy pista, ose janë para korrupsioni, ose financim nga vende të treta si pjesë e fushatës së tyre për influencë në Ballkan.

Dokumentet nga inteligjenca amerikane

Përgjigjen e kanë dhënë sërish mediat evropiane. Ishte EuReporter, media e themeluar që në 2001 me bazë në Bruksel, e cila solli dokumente të siguruara nga inteligjenca amerikane, që tregonin transaksione monetare të Monika Kryemadhit me kompani guaskë të regjistruara në parajsa fiskale. Pagesat janë marrë nga kompania offshore “Holdem Holdings”, e cila kontrollohet nga oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan. Monika Kryemadhi dyshohet se është aksionere në kompaninë offshore të kontrolluar nga rusët, pasi në mandat pagesat thuhet se shuma prej 13 mijë e 500 euro është marrë si divident për aksioneren.

Kryemadhi gjithashtu ka bërë një pagesë për një kompani offshore, “Vradus Holdings”, e cila kontrollohej nga Vitaly Savvin, një oligark rus nafte, që sikurse u zbulua nga Forbes ishte një nga donatorët më të mëdhenj të Putinit. Investigimi i EuReporters ngre dyshime se dy kompanitë në fjalë të regjistruara në parajsa fiskale nuk kanë asnjë aktivitet, por shërbejnë si maskim në këtë rast për të shpërndarë paratë ruse për politikanët e korruptuar në Evropën Lindore si pjesë e strategjisë së Moskës për të rritur influencën në këto vende.

Llogaritë bankare të huaja dhe lëvizja që fundos Kryemadhin

Sipas medias në Bruksel, ka prova të qarta se Kryemadhi kishte një llogari bankare në Credit Agricole Suisse SA në Zyrih, Zvicër. Kryemadhi figurohet qartë si pronarja e kësaj llogarie. Nga ana e saj, Monika Kryemadhi ka mohuar që të ketë aksione dhe llogari jashtë vendit. Por prova shtesë përputhet me dokumentet e publikuara nga EU Reporter, duke rënduar pozitat e Monika Kryemadhit. Bëhet fjalë për lëvizjet jashtë vendit të ish kryetares së LSI-së, lëvizje të cilat përputhen me lëvizjen e parave.

Nga verifikimet, rezulton se Monika Kryemadhi, në datën 17 korrik 2017, ora 14:26, ka kaluar kufirin në këmbë në pikën e kufitare të Qafë Botës. Duket i çuditshëm fakti se si ka mundësi që një deputete dhe në atë kohë kryetare e LSI-së, kalon kufirin në këmbë.

Një ditë më pas, në 18 korrik 2017, ora 15 e 20 minuta, siç edhe e konfirmojnë dokumentet, nga llogaria e Monika Kryemadhit në Credit Agricole Suisse SA në Zyrih, Zvicër drejt llogarisë së kompanisë Vradus Holdings Limited, numri i faturës: 030125062017. (Adresa e Vradus Holdings Limited: 150 Grivas, Digeni st limassol Qipro). Shuma e kaluar tek llogaria e kompanisë së biznesmenit rus të naftës Vitaly Savvin, është 9.6 mijë USD, për shërbim marketingu.

Nëse për të kaluar para në llogarinë e Monika Kryemadhit, kësaj të fundit nuk i nevojitet për të qenë prezent tek banka, për të kaluar para nga llogaria e saj në llogari të kompanive të tjera, duhet që klienti të jetë prezent dhe të nënshkruajë. Ndërkaq, një ditë pas këtij transaksioni, Monika Kryemadhi kthehet në Shqipëri.

Zonja Kryemadhi rezulton se ka kaluar në pikën kufitare në Qafë Botë, me makinë, në 19 korrik 2017, në orën 11 e 39 minuta. Përputhja e lëvizjeve në TIMS me transaksionet e paligjshme në Zvicër është një tjetër provë e fortë për SPAK-un, i cili nuk dihet nëse ka nisur apo jo hetimet kryesisht.

Neni 180- Fshehja e të ardhurave

“Fshehja apo shmangia nga pagimi e detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara, apo deklaratave ose informacioneve të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjerët, përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimit, taksës, apo kontributit, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se pesë milionë lekë, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se tetë milionë lekë, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet”, thuhet në nenin 180 të Kodit Penal. Pra nëse SPAK e ka “qepur” dosjen mirë, Kryemadhi rrezikon deri në 8 vite burg. EuReporter deklaroi para disa muajsh se të gjitha faktet do t’i çonte në SPAK

SPAK alarmon kupolën e LSI

Në kupolën e LSI javët e fundit ka plasur “bomba”. Për llogari të hetimeve në dosjen e lobimit në SHBA, SPAK kërkoi një vit më parë informacione nga amerikanët për të gjetur burimin e parave të lobimit që kjo parti nuk i ka deklaruar në KQZ.

Përgjigjet erdhën së fundmi dhe rezultojnë aq të hidhura sa drejtësia e re dyshohet se po përgatitet që në vijim të marrë zyrtarisht si të pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Petrit Vasilin, Vangjel Tavon, por dhe fundosjen e bashkëpunëtorëve të ngushtë të kreut të Partisë së Lirisë. Petrit Vasili “zbarkoi” në SPAK para disa ditësh.

Ai nuk ka qenë i vetmi. Para tij ishte dhe Braimllari dhe burime të gazetës “SOT” mësuan se sqarime para prokurorëve specialë ka dhënë edhe Luan Rama. Këta nuk janë të vetmit pasi SPAK pritet të thërrasë të gjithë në rresht kupolën e LSI. Nëse vërtetohen akuzat tronditëse që kanë ngritur para disa muajsh mediat evropiane, në LSI priten arrestime të bujshme, ku kokat e para që do të priten do të jenë Meta dhe Kryemadhi.

Çfarë thotë Monika Kryemadhi?

Në përgjigje të shkrimit, Kryemadhi është përgjigjur në media si më poshtë:

A) nuk kam qenë asnjëherë aksionere e ndonjë kompanie në jetën time;

B) nuk kanë pasur kurrë një llogari bankare në Zvicër;

C) nuk kemi pasur kurrë marrëdhënie financiare me ndonjë firmë apo biznesmenë ruse, përfshirë edhe ata që ju pretendoni. /SOT