osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhen detaje të tjera për ligjin e SHBA që lufton korrupsionin në Ballkan, ja marrëveshja me Brukselin që do fundosë emrat në “listën e zezë” në Shqipëri dhe kush rrezikohen

Zbardhen detaje të tjera për ligjin e SHBA që lufton korrupsionin në Ballkan, ja marrëveshja me Brukselin që do fundosë emrat në “listën e zezë” në Shqipëri dhe kush rrezikohen

Amerikanët kanë marrë në dorë situatën për të zhdukur korrupsionin në Ballkanin Perëndimor dhe për të parandaluar skenarët destabilizues.

Por e vërtetë është se në skenë do të dalë shumë shpejt dhe Bashkimi Evropian. Brukseli do të nisë luftën ndaj “Non Gratave”. Në lajmin që raportuam së fundmi, se një grup senatorësh amerikanë, nga të dy partitë, paraqitën një projektligj që synon të mbështesë zhvillimin ekonomik, si dhe të luftojë korrupsionin, përfshirë hartimin e një legjislacioni të posaçëm për sanksionet, për të frenuar aktivitetet destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, priten zhvillime të bujshme.

Kjo lëvizje nga SHBA-ja për “Non Gratat” në Tiranë do të ketë koordinim të ngushtë me partnerët në BE, Mbretëri të Bashkuar e aleatë të tjerë sa i përket vendosjes së sanksioneve ndaj personave dhe entiteteve në këtë rajon, që nuk u përmbahen vlerave demokratike.

Pra në lojë hyn dhe Bashkimi Evropian, i cili ndryshe nga Amerika dhe Britania nuk ka vendosur sanksione për pushtetarët e lartë të korruptuar. Pra, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës si edhe Britanisë, edhe Bashkimi Evropian nga dita në ditë, pritet të plasë një “listë të zezë” për pushtetarët e lartë që tentojnë të destabilizojnë vendin.

Të rrezikuarit

Njësoj si Londra dhe Uashingtoni edhe Brukseli do të vendosë të njëjtat sanksione. Në këtë mes politikani më i rrezikuar është ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik.

Berishën dhe Dodikun, sipas sinjaleve SHBA-BE, e presin lajme edhe më të këqija. Në maj të vitit 2021, Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, teksa akuzohet se është përfshirë në korrupsion galponat dhe minimin të demokracisë. Ndërkohë ditët e fundit, të njëjtën surprizë si amerikanët, Berishës i rezervuan edhe britanikë, të cilët gjithashtu e shpallën atë “non grata”, duke i ndalur hyrjen në Britaninë e Madhe, ndërsa ne akuzojnë se është përfshirë në afera korruptive dhe kriminale, gjatë kohë që ka qenë në pushte.

Por sikur të mos mjaftonin këto telashe të mëdha, kreu i “Foltores” pritet të futet akoma edhe më shumë në izolim ndërkombëtar, pasi BE me këtë marrëveshje do të zbatojë të njëjtat sanksone si amerikanët. Por jo vetëm kaq. E rrezikuar është e gjithë lista “non grata” në Shqipëri, ku DASH përveç Berishës ka shpallur zyrtarë të tjerë në Tiranë të padëshiruar në SHBA, si Tom Doshi, Vangjush Dako, Adriatik Llalla, apo edhe Aqif Rakipi Këta zyrtarë të lartë, janë shpallur të padëshiruar nga këto shtete, përveç Evropës.

Britania dhe SHBA ndjekin të njëjtën linjë për “non gratat”. Kujtojmë se të njëjtën masë që SHBA-ja, përmes urdhrave ekzekutivë, ka sanksionuar liderë e entitete në Bosnjë e Hercegovinë, në lidhje me shkeljet e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, përfshirë edhe liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik e mori dhe Britania. Projektligji amerikan që do të pajtohet ta zbatojë dhe Bashkimi Evropian nëse kalon në Senat thotë se vendosja e sanksioneve ka për synim të pengojë aktivitetet destabilizuese në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

BE gati “listën e zezë” për politikanët e Ballkanit

Për dallim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat tashmë i kanë vendosur sanksione liderit të serbëve në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, BE-ja i është qasur kësaj çështjeje me shumë kujdes. Këto masa të BE-së, sipas një kornize që tashmë ekziston, do të përfshinin ngrirjen e pasurisë dhe ndalimin e udhëtimit për politikanët, të cilët konsiderohen përgjegjës për shkeljet, të cilat shihen si rrezik për unitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Në BE thonë se në këtë moment prioritet është situata në Bosnje e Hercegovinës, pasi atje janë rritur aktivitete secesioniste të Republikës Sërpska dhe situata, sipas ekspertëve të BE-së, “paraqet krizën më të madhe politike që nga përfundimi i luftës në vitin 1995”. Prandaj, edhe sanksionet ndaj liderëve të Ballkanit Perëndimor mund të zbatohen së pari për ata nga Bosnja e Hercegovina.

Hezitimi i BE-së nga zyrtarët e saj në Bruksel arsyetohet me “dëshirën që t’i japim mundësi dhe kohë dialogut politik”. Këta diplomatë të BE-së janë të mendimit se vendosja e sanksioneve ndaj atyre liderëve politikë që kanë marrë votat e qytetarëve, do të zvogëlonte gjasat për sukses në negociatat për reforma.

“Ata kanë marrë votat e qytetarëve dhe ne nuk mund t’ua imponojmë atyre qytetarëve se për kë duhet të votojnë, pa marrë parasysh a na pëlqejnë apo jo. Por, nëse i realizojnë kërcënimet e tyre për rrezikimin e unitetit dhe sovranitetit të shtetit, atëherë nuk do të kemi zgjidhje tjetër dhe do të veprojmë”, ka thënë një zyrtar i BE-së pak ditë më parë.

Gjithashtu, gazeta ka paralajmëruar se shumë shpejt të tjerë zyrtarë të lartë shqiptarë do të shpallen “non grata” dhe goditja më e madhe e tyre është se të gjithë ndërkombëtarët do të jenë në unison duke i futur në “listë të zezë” dhe duke zbatuar të gjithë të njëjtat sanksione. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në vijim, por ankthi dhe alarmi në politikën shqiptare vazhdon të shfaqet.