Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i ndodhur dy ditë më parë në Durrës. Mësohet se i është vënë tritol me dron biznesit të ish-deputetit dhe ish-ministrit Lefter Koka.
Policia ka arrestuar për ngjarjen 44-vjeçarin G. M, pasi iu gjet pulti i dronit, me të cilin hodhi tritolin në biznesin e Kokës, përkatësisht në një kantinë pijesh, ku u regjistruan dëme materiale.
Ky është sulmi i dytë që bëhet ndaj bizneseve të Lefter Kokës, pasi gazetarja Klodiana Lala bën me dije se një ditë para zgjedhjeve është qëlluar me armë pranë ambienteve të një tjetër biznesi të ish-ministrit.
Ndërkohë, mësohet se policia po heton nëse dy sulmet kanë lidhje me njëri-tjetrin.