osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Teksa dje ish-ministri i Ekonomisë, Genci Ruli gjatë kohës kur në pushtet ishte Partia Demorkatike, është thirrur në SPAK për të dëshmuar rreth dosjes së tjetërsimit të ish-kompleksit “Partizani”, gazeta “SOT”, po sjellë disa nga faktet që implikojnë ish-ministrin në këtë megaafëre, ndërkohë që pjesë e skemës janë edhe disa ish-ministra dhe zyrtarë të lartë gjatë qeverisjes së Berishës.

Më konkretisht, skandali i grabitjes së kompleksit sportiv “Partizani” është thelluar edhe prej një vendimi tjetër zyrtar, që ka marrë ministri i Energjetikës, Ekonomisë dhe Tregtisë, njeriu i aferave të reja e të vjetra korruptive, Genc Ruli, në lidhje me privatizimin e këtij kompleksi sportiv.

KRRT-ja e drejtuar nga Edi Rama në datën 29.12.2007 u mblodh për kthimin e kompleksit “Partizani” ne shesh ndërtimi, ish-ministri Genc Ruli, vetëm 7 ditë më pas dhe konkretisht në datën 04 janar 2008, ka firmosur urdhrin e veçantë, për të nisur procedurat e shpejta të privatizimit të këtij kompleksi, duke caktuar edhe komisionin e vlerësimit të shitjes së kësaj prone shtetërore. Ashtu si ish-kryebashkiaku Edi Rama, natyrisht me porosi-urdhër të ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe ish-ministri Genc Ruli ka firmosur privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”, pronë shtetërore, që 7 muaj përpara miratimit të ligjit “Berisha” që e lejon privatizimin dhe shkatërrimin e këtyre komplekseve.

Ky veprim-skandal, nuk ka ndodhur se i shërben interesave kombëtare, as reformës së qeverisë së “duarve të pastra”, as futjes së Shqipërisë në NATO e BE, as “suksesit” në procesin e privatizimit, por sepse i shërben interesave të mafies ekonomike e politike zyrtare shqiptare, që ka në dorë dhe që komandon monopolin e grabitjes së trojeve, të tregtisë me lejet e ndërtimit dhe kontrollit të shesheve të ndërtimit në kryeqytet dhe në zonat bregdetare e ato turistike malore. Pra, mësohet se një ndër arsyet se përse zoti Ruli është thirrur dje në SPAK është pikërisht ky vendim-urdhër skandaloz.

Pronësia e kompleksit sportiv “Partizani” u paracaktua

Por skandali me grabitjen e këtij kompleksi sportiv thellohet edhe më tepër, kur ballafaqon vendimin e ish-kryebashkiakut Edi Rama dhe urdhrin e ish-ministrit Genc Ruli. Në vendimin e Ramës, thuhet se miratohet leja për shesh ndërtimi për një grup bashkëpronarësh, mes të cilëve edhe bashkëshorti i Argita Malltezit, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe motra e tij Olta Malltezi.

Pra, sheshi është miratuar për pronarët e këtij trualli në datën 29 dhjetor 2007 dhe këtu duket, se është caktuar pronësia dhe janë mbyllur llogaritë me këtë kompleks sportiv. Ndërsa në urdhrin e ish-ministrit Ruli, që mbanë datën 04 janar 2008. pra të pas 7 ditëve, urdhërohet nisja e procesit të privatizimit të kompleksit “Partizani”! Ky është një skandali rëndë dhe një grabitje e hapur e bërë në grup prej njerëzve që asokohe kanë pasur në dorë pushtetin politik dhe atë ekzekutiv.

Në epiqendër të këtij skandali qëndron dhëndri i ish-kryeministrit, në shërbim të përfitimeve të të cilit është vënë në dispozicion jo vetëm pushteti i vjehrrit, por dhe pushteti ekzekutiv bashkiak i aleatit të tij të pakteve të pista, ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Dhe po kështu, në dispozicion është vënë dhe ish-ministri Genc Ruli. Këta, në bashkëpunim dhe rakordim marrëveshjesh të pista, kanë marrë vendime dhe kanë nxjerrë urdhra në kundërshtim, madje 7 muaj përpara se kjo e drejtë t’u miratohet me ligj.

Si mbështetës i tyre në këtë skandal është bërë dhe vazhdon të jetë ish-kryeministri Berisha, i cili po kështu, në shërbim të mbulimit të skandalit dhe mbrojtjes së interesave ndërtuese e pasurore të paligjshme dhe korruptive të dhëndrit e të vajzës së tij, nxitoi të miratojë ligjin e posaçëm, për të legalizuar grabitjen paraprake që i kanë bërë kompleksit sportiv “Partizani” dhe të komplekseve të tjerë, që ata kanë projektuar për t’i grabitur në vazhdim, me ligjin që u miratua vetëm 10 ditë më parë.

Pra të gjitha këto tregojnë se në “koleksionin” e veprimtarisë së Genc Rulit, si ish-Ministër i Ekonomi-Energjetikës, gjendet dhe procedura anti-ligjore e grabitjes së “Kompleksit Sportiv Partizani”, me metodën e privatizimit, në favor të familjes kryeministrore “Berisha”, duke ia shitur Argitës “për 5 lekë”, nëpërmjet dhëndrit Jamarbër Malltezi (Markezi i familjes Berisha) dhe motrës së tij, Olta Malltezi. /Rigels Seliman