Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka uruar kreun e SPAK, Altin Dumani për vlerësimin nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një nga 10 kampionët e luftës kundër korrupsionit.Ambasada e SHBA në Tiranë ndau foto nga takimi mes Kim dhe Dumanit.
“Zëvendës Ndihmës Sekretarja Kryesore Kim dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Kasanof iu bashkuan Sekretarit Blinken për të uruar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme shqiptare Altin Dumani për çmimin Kampion kundër Korrupsionit. Zyrtarët në Uashington rikonfirmuan mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar ambasada.
???????? PDAS Kim and DAS Kasanof joined @SecBlinken in congratulating Albanian Chief Special Prosecutor Altin Dumani on his Anti-Corruption Champion Award. Officials in Washington reaffirmed strong support for Albania’s fight against corruption and organized crime.
???????? Zëvendës… https://t.co/Br3ytpoc4M pic.twitter.com/PRtQ3suFIj
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) December 10, 2024