Zgjedhjen e Shqipërisë anëtare të përkohshme të Këshillit të Sigurimit e ka përshëndetur edhe ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.
“Historia u shkruajt: Urime Shqipërisë për zgjedhjen për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Amerika pret të punojë me Shqipërinë edhe më ngushtë në rajon dhe nëpër botë. Urime!“, shkruajti ajo në një postim në Twitter.