osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Yuri Kim është kthyer në një anëtare partie në PS”! Berisha flet për gazetarin e njohur amerikan: Ky ishte qëllimi i SHBA për shpalljen time non grata

“Yuri Kim është kthyer në një anëtare partie në PS”! Berisha flet për gazetarin e njohur amerikan: Ky ishte qëllimi i SHBA për shpalljen time non grata

Sali Berisha ka paguar për të dhënë një intervistë për një gazetarin amerikan, L. Todd Wood një ish ushtarak që ka shkruar sdisa herë artikuj kundra Ramës dhe qeverisë shqiptare të paguara nga Meta , në emisionin e tij “Information Operation’ në CD Media një media ordinere dhe Washington Times.

Në këtë intervistë, Berisha ka hedhur akuza ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim duke e akuzuar se ndërhyn në problemet e brendshme partiake dhe se po kërcënon anëtarët e partisë duke u thënë që nuk do t’u japim viza.

Po ashtu, Berisha insiston se deklarata e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, provoi bindjen e tij se pas vendimit për shpalljen “non grata”nga ana e Sekretarit Amerikan të Shtetin Antony Blinken qëndron Kryeministri Edi Rama dhe multimiliarderi George Soros.

Intervista e pjesëshme:

Kam lexuar një artikull se para disa vitesh, ju keni vënë re diçka interesante te Sorosi. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, shumë njerëz e shohin Sorosin si promotor të demokracisë, të shoqërisë së hapur, por ju patë diçka ndryshe tek ai qysh në krye të herës. A mund t’ia thoni këtë publikut? Cili ka qenë ndërveprimi juaj me Sorosin.

Është e vërtetë. Kur dolëm nga epoka e errësirës, një aspekt që mungonte në Shqipëri ishte shoqëria civile. Ne kishim shoqëri civile në diktaturë, por që kontrollohej tërësisht nga qeveria dhe partia. Kështu që unë e mirëprita George Sorosin, duke pasur në konsideratë rëndësinë jetësore të shoqërisë civile. Ai sponsorizoi shoqëritë civile në Shqipëri.

E vlerësova, por pas disa vitesh kuptova se ai vepronte tërësisht në mënyrë të njëanshme. Ai ndërtoi një rrjet të shoqërisë civile dhe e vendosi tërësisht nën ombrellën e Partisë Socialiste. Ne u kthyem në një sistem monist. Për këtë arsye, unë u mërzita nga veprimet e tij. Kalova në opozitë. Nga viti 2005-2013 isha kryeministër i vendit. U largova dhe hoqa dorë nga çdo rol drejtues dhe nga çdo kompetencë ekzekutive në 2013. Por çfarë ndodhi, z. Wood.

FSHH- Shqipëri hartoi planin strategjik pa e publikuar atë. Ai u publikua nëpërmjet kanaleve jozyrtare të botimeve dhe jo nga FSHH- Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Në planin strategjik 2013-2017, FSHH, Shqipëri e vendosi në përparësitë e veta ndryshimet kushtetuese, reformën e gjyqësorit dhe reformën zgjedhore.

Në fillim të vitit 2014, FSHH organizoi tavolina të rrumbullakëta për reformën e gjyqësorit dhe ndryshimet kushtetuese nën drejtimin e FSHH-së. Përveç kësaj, krijoi edhe trurin e reformës së gjyqësorit me ekspertë që kishin lidhje me FSHH-në.

Asnjëri prej tyre nuk përfaqësonte opozitën. FSHH mori përsipër të organizonte edhe sondazhet e opinioneve. Në fakt, u zbulua së shpejti se ato ishin shumë ndryshe nga sondazhet e zhvillua më parë. Ato u përdorën për qëllime propagandistike për të mbështetur trurin e reformës, çka funksionoi.

U hartuan ligje dhe u paraqit para komisioneve parlamentare të dominuara tërësisht nga shumica. Si opozitë, ne morëm pjesë në proces, por me një kusht. Kushti ishte që të gjitha draftet e reformës t’i dërgoheshin Komisionit të Venecias, që është një autoritet ndërkombëtar për legjislacionin. Komisioni shqyrtoi draftin, kundërshtoi 38 nene nga 62, sepse që të gjitha tregonin sesi gjyqësori do të shndërrohej në një degë të ekzekutivit në Shqipëri.

Pra, ju po thoni se Fondacioni ‘Shoqëri e Hapur’ po ndryshonte në mënyrë të njëanshme strukturën qeverisëse të Shqipërisë që pas rënies së komunizmit.

Pikërisht. Më lejoni të sqaroj se kryeministri aktual është mik i ngushtë i Sorosit.

Pra, e keni fjalën për Edi Ramën.

Edi Rama ka qenë i ftuar në dasmën e Sorosit. Janë miq të ngushtë. Komiteti parlamentar e dërgoi draftin në Komisioni i Venecias dhe ky i fundit e rrëzoi si të papajtueshëm me parimet ndërkombëtare të gjyqësorit. Hartuan draftin e dytë, pa opozitën. Komisioni i Venecias e rrëzoi përsëri dhe në fund, u detyruam të uleshim së bashku. I mbajtëm rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe me ndihmën e aktorëve të ndryshëm ndërkombëtare u bënë ndryshimet dhe u votua paketa kushtetuese e ndryshuare gjyqësorit në korrik 2016. Ajo mbështetej në rekomandimet e Komisionit të Venecias. Por çfarë ndodhi pas kësaj?

Qeveria dhe truri i reformës e braktisën konsensusin. Konsensusi ishte që të votonim së bashku për ndryshimet kushtetuese dhe ligjin organik të gjyqësorit. Ata nuk lejuan votimin e ligjeve organike, kthyen në to të gjitha nenet që i hoqi Komisioni i Venecias dhe opozita.

Instaluan në ligj një mekanizëm për të kapur drejtësinë. Rezultati final ishte: së pari, të gjitha institucionet drejtuese të gjyqësorit kanë si drejtues të tyre ministra socialistë, vëllezërit dhe kunetërit e tyre, ish-prokurorë të diktaturës së Enver Hoxhës, ish-anëtarë të policisë sekrete, ish-ministra të Partisë Socialistë, që të gjithë në shkelje të kushtetutës.

Pra, në vend që të ndërtonte një shoqëri të hapur, Sorosi po instalonte sistemin komunist në gjyqësor. Dhe po bënte çmos për ta kthyer gjyqësorin në Shqipëri në një degë të ekzekutivit të ish-Partisë Komuniste.