Media koreane shkruan se ambasadorja Yuri Kim është një prej kandidateve për ambasadore të SHBA në Korenë e Jugut.
Korean Times, shkruan se rreth 9 muaj nga marrja e detyrës, Presidenti i SHBA Joe Biden ende nuk ka emëruar një ambasador të ri në Korenë e Jugut, pavarësisht nga rëndësia e postit në marrëdhëniet dypalëshe.
“Amerika është kthyer, diplomacia është kthyer,”-tha Biden në shkurt, duke u distancuar nga paraardhësi i tij Donald Trump. Megjithatë rreth gjysma e posteve të ambasadorëve të SHBA-së nëpër botë mbeten ende vakante – dhe Korea e Jugut është një prej tyre. Vetëm 7 nga të emëruarit për ambasadorë të Bidenit janë konfirmuar që kur ai mori detyrën, ndërsa 63 janë të bllokuar në Senat. Koreja e Jugut është ndër 25 vendet që ende nuk kanë asnjë nominim.
Ish-ambasadori në Seul, Harry Harris, i cili u emërua nga Trump, dha dorëheqjen më 20 janar pasi Presidenti Biden mori detyrën. Pas largimit të Harris, Robert Rapson shërbeu si ushtrues detyre i shefit të misionit, përpara se i Ngarkuari aktual me Punë Chris Del Corso të emërohej në qershor. Disa figura u shfaqën si kandidatë të mundshëm për postin e ambasadorit në Seul në pranverë dhe verë, por thashethemet për emërimin e tyre u shuan shpejt.
Vincent Brooks, ish-komandanti i Koresë së Forcave Amerikane, ishte në listë, por u raportua më pas se ai nuk kishte marrë një ofertë nga administrata Biden. Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, gruaja e parë koreano-amerikane që u bë ambasadore e SHBA-së, është përmendur gjithashtu për këtë post, duke marrë parasysh ekspertizën e saj në çështjet e Azisë Lindore. Po ashtu përflitet edhe ish-ambasadori i SHBA-së në Burma, Derek Mitchell”, thuhet në artikull mes të tjerash