Prokuroria e Tiranës po heton një rast kërcënimi dhe gjobvënie ndaj një biznesmeni i cili ka marrë mesazhe kërcënuese. Luan Lazaj është babai i Eugert Lazaj, i cili u vetëvra me pistoletë në vilën e tij luksoze gjatë karantinës së pandemisë.
Sipas Top Channel personi që i shkruan i kërkon dy automjetet luksoze që i përkisnin djalit të tij Eugertit. Po verifikohet nëse këto presione dhe kërcënime po i kërkohen nga persona të caktuar apo kanë të bëjnë me ndonjë grup kriminal.
Në telefonin e babait të biznesmenit të vetëvrarë u dërgua një seri mesazhesh kërcënuese duke nisur nga data 24 prill deri në fillim të majit.
“Yt bir më kishte borxh dy makina dhe kur të dal nga burgu në Gjermani do të takoj”, i ka shkruar kërcënuesi i vetidentifikuar si Arben Ismaili. Babai i Lazajt i tregon hetuesve se kjo ngjarje mund të ketë lidhje edhe me një vjedhje të banesës që i kishte ndodhur në fillim të muajit.
Nga kërkimet e deritanishme prokurorët pohojnë se në regjistrin e gjendjes civile rezultojnë 20 shtetas me emrin Arben Ismaili, ndërsa po verifikohet pronësia e numrit prej nga ku u vendos gjoba, shkruan