Kreu i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” foli për herë të parë për firmat e mbledhur për krijimin e partisë, që ai drejton.
Një ditë më parë, News 24 publikoi emrat e qytetarëve, të cilët ankoheshin se u janë falsifikuar firmat dhe emrat e tyre janë përdorur pa autorizim.
Ndërsa gazetari Ylli Rakipi i tregoi dokumentet e qytetarëve, Patozi tha se nuk i interesonte që t’i njihte.
Pjesë nga debati:
Patozi:Në 2013 kam thënë se PD-ja prishi zgjedhjet. Ky është një projekt që unë jam i përfshirë.
Pse po favorizoheni nga pushteti?
Patozi: Unë KQZ-në e konsideroj si institucion të shtetit shqiptar. Gjykata është shprehur.
Pse kryetari i KQZ votoi kundër dhe katër të tjetër votuan pro?
Patozi:Unë i them PD-së: Çfarë lidhje ka PD se çfarë bëj unë, kjo parti ka vendosur të mos hyjë në zgjedhje, police dhe gardiane e zgjedhjeve është? Jo. Unë dua që ata të vijnë në zgjedhje. Ata duan që unë të mos futem. Këta që flasin për afate, ata i kanë shkelur. Ku e ke marrë listën? Listat që unë kam mbledhur janë zyrtare. Nuk janë votuesit e mi. As nuk i njoh dhe nuk më interesojnë.
Më lejo që të shpjegojë këtë paçavure. Asgjë e vërtetë. Këto firma, janë një banalitet për herë të parë që njerëzit po përndiqen pse kanë firmosur. Unë e di se pse ka ndodhur, por nuk do t’i them sot. Ku i more ti? Vetëm unë i kam këta lista. Ligji nuk na detyron ti cojmë firmat në KQZ, por në Gjykata. Firmat janë mbledhur nga rrethet e Shqiprisë. BD ka shumë më tepër firma seç kërkon ligji firma.
Kam folur për 2 vite rresht kundër të tre bajlozëve të politikës. Qëndrimet janë publike.
Ekspertët më thonë se firmat duhet të jenë publike?
Ato firma janë aty. gjykata e ka dhënë vendimin. Nëse më lejoni të mbledh edhe disa firma të tjera më jepni një javë kohë. Sfida ime është që në këtë tavolinë të dorëzoj për një javë 50 mijë firma. Tek 3 mijë firmat e bindjes do kapemi.j për një javë 50 mijë firma. Tek 3 mijë firmat e bindjes do kapemi.