osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ylli Rakipi i paekspozuar…i “ekspozuar” në punët e tij të pista!

Ylli Rakipi i paekspozuar…i “ekspozuar” në punët e tij të pista!

Nga Kastriot MYFTARAJ

Shumë pak prej teleshikuesve, të cilët e shohin Ylli Rakipin si moderator i emisionit televiziv “Të paekspozuar” në Tv News 24 (i njohur ndryshe sipas emrit të pronarit si Fane News), ose si pjestar në panelet e analistëve në emisione të ndryshme televizive, janë në dijeni me hollësi për punët e tij të pista. Ylli Rakipi është një gazetar i shndërruar në biznesmen, duke keqpërdorur rolin e tij si gazetar.

Ndryshimi që ndodhi në Shqipëri në 1990 e gjeti Ylli Rakipin si kooperativist (punëtor krahu në kooperativën bujqësore) në fshatin e thellë Barmash të Kolonjës. Emri i Ylli Rakipit u bë i njohur për herë të parë kur në 1990 u botua një libër antologjik me tregime të talenteve të rinj letrare. Në këtë libër u përfshi edhe Ylli Rakipi me dy tregime. Në libër bëhet kjo paraqitje e Ylli Rakipit: “Ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme dhe është kooperativist në Barmash të Ersekës”. (“Stina e gonxheve”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1990, f. 359)
Ylli sikur e kishte kaluar pak moshën për të qenë talent i ri, pasi në 1990 ai ishte 31 vjeç (Ylli ka lindur në 10 mars 1959), ndaj duket e çuditshme përfshirja e tij në këtë libër me 28 autorë, gjë kjo shumë e lakmuar.

Të gjithë me përjashtim të Yllit ishin me lidhje familjare me nivele të ndryshme të nomenklaturës së shtetit komunist. Por Ylli kishte rekomandime të forta nga zyrat speciale të regjimit komunist. Në vitet 1989-1990, Kolonja si zonë kufitare u bë vendi nga ku shumë të rinj, të ardhur nga vise të tjera të vendit, provonin të arratiseshin jashtë Shqipërisë së izoluar komuniste. Shumë prej tyre u vranë në kufi, pasi u spiunuan nga spiunët e policisë së fshehtë komuniste, Sigurimit që kishin marrë detyra të mbikqyrnin zonën kufitare. Këta spiunë u shpërblenë me mënyra të ndryshme.

Kur në fund të vitit 1990, diktatori komunist Ramiz Alia tha që për kooperativat bujqësore le të vendosnin fshatarët “fshatçe”, domethënë u dha leje për prishjen e tyre, Ylli Rakipi u tregua i shkathët dhe që atë natë, u sul në mensën (një farë restoranti i kooperativës) në fshatin e tij, rrëmbeu sa mundi lugë, pirunj, thika, tenxhere, rrëmbeu edhe televizorin e shtëpisë së kulturës të fshatit, ku mori televizorin dhe disa karrige, pastaj mori kamionin e kooperativës shofer i të cilit ishte një i afërmi i tij dhe iku që atë natë në Elbasan te vëllai, Alberti, që banonte atje.

Në Elbasan Ylli u angazhua me Partinë Republikane të porsakrijuar për shkak të lidhjes familjare që kishte gruaja e vëllait me kryetarin e kësaj partie, Sabri Godo. Por para vitit 1991 Sabri Godo kishte pasur frikë të ndihmonte Albertin, jo më vëllain e tij, për shkak se vëllezërit Rakipi kishin atë që regjimi e quante biografi e keqe politike familjare. Në Elbasan Ylli u martua me një vajzë nga familja Krasniqi, një familje shqiptarësh të Kosovës, të ardhur atje para Luftës së Dytë Botërore, si të dëbuar nga serbët. Këtë martesë më pas e përdori për të marrë para nga Qeveria e Kosovës në ekzil për gazetën e tij, duke u paraqitur si dhëndër i Kosovës. Në Elbasan Ylli banoi deri në 1993, atje i lindën të dy fëmijët, djali dhe vajza.

Në vitin 1993, pas një konflikti që pati Sabri Godo brenda partisë së tij, kur për pak ia morën partinë dhe gazetën e partisë, me titull “Republika”, ai e bëri Yllin kryeradaktor të gazetës “Republika”, si njeri të besuar. Në vitin 1995, Sali Berisha që atëherë ishte President i Republikës vendosi të hapte një gazetë të kontrolluar drejtpërdrejt prej tij, që të kundërpeshonte gazetën e madhe të opozitës socialiste “Koha Jonë”. Kështu lindi gazeta “Albania” e cila ishte një krijesë e drejtpërdrejtë e SHIK (shërbimit të fshehtë) të drejtuar nga Bashkim Gazidede, njeriu i Berishës.

Me rastin e krijimit të kësaj gazete presidenciale u bë një operacion i ndërlikuar. Ylli Rakipi krijoi një fondacion dhe një shoqatë të gazetarëve. Këtyre qeveria e PD-së iu dha me qira në një shifër simbolike, për 25 vjet si seli ndërtesën e ish-shtëpisë së rinisë në Tiranë të re, pranë stadiumit “Dinamo”. Kjo ndërtesë, një vilë e madhe me oborr kishte qenë selia e Urdhrit të Murgeshave Stigmatine (katolike). Urdhri i Motrave Stigmatine e kërkonte ndërtesën bashkë me oborrin që t’ i rikthehej dhe për këtë iu drejtua gjykatës. Si palë kontraktuese për ndërtesën ishin 14 gazetarë, ndër ta edhe Ylli Rakipi.

Ylli Rakipi ishte drejtor i përgjithshëm i gazetës “Albania” e cila ishte pronë e fondacionit të themeluar nga 14 gazetarë. Pse Berisha zgjodhi Ylli Rakipin si njeriun e tij kryesor në media? Këtu duhet thënë se ishte koha kur ende nuk kishte televizione private dhe gazetat qenë shumë më të rëndësishme se sot. Arsyeja është se Berisha, për shkak të kompleksit të inferioritetit si fshatar, parapëlqente të kishte të bënte me fshatarë, kur ishte fjala për njerëz që kryenin misione të posaçme për të, prandaj përzgjodhi si njerëzit e tij kryesorë në media Mero Bazen dhe Ylli Rakipin.

Duke përfituar nga marrëdhënia e posaçme që kishte me Sali Berishën Ylli Rakipi mori dy milion dollarë sponsorizim nga kompanitë piramidale financiare. Sipas ligjeve në fuqi, Ylli Rakipi ishte i detyruar që këto para t’ i kthente në komisionin shtetëror që administronte pasurinë dhe assetet e skemave piramidale financiare, që këto para të shkonin për llogari të kreditorëve. Por Ylli Rakipi nuk theu asnjë lek. Pas rënies së piramidave financiare, kur kishte ardhur në pushtet Partia Socialiste, Ylli Rakipi, që tashmë kishte ndryshuar pozicionim politik duke u bërë antiberishian, u ndihmua nga pushteti socialist që të merrte vendime gjyqësore me të cilët paratë që kishte marrë nga skemat piramidale të quheshin shpërblime për publicitet, ndonëse ai nuk kishte asnjë kontratë të këtij lloji.

Qeveria socialiste, duke dashur t’ i hiqte PD-së në opozitë gazetën “Albania”, e joshi Ylli Rakipin duke i ofruar pronësinë mbi selinë e gazetës së tij. Qeveria e Ilir Metës, në 1999 ia shiti Ylli Rakipit selinë për 23 milion lek, kur ajo së bashku me truallin bënte së paku 2.3 milionë dollarë. Ylli falsifikoi hapur nënshkrimet e 13 kolegëve sikur ata ia kishin dhuruar pjesën e tyre atij. Qeveria e PS-së e kryesuar në atë kohë nga Meta e kryesuar nga Meta, në vitin 2000, me një VKM (Vendim i Këshillit të Ministrave) e zgjeroi sipërfaqen e tokës në pronësi të Yllit në 2300 metra². Madje, Ministri socialist i Shëndetësisë Mustafa Xhani i dha Yllit edhe një pjesë të oborrit të maternitetit të vjetër të Tiranës (sot selia e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve). Kur Ylli ndërtoi parkingun e pallatit preku themelet e ndërtesës së maternitetit të vjetër.

Urdhri i Motrave stigmatine iu drejtua Gjykatës së Tiranës për të kërkuar pronën e tyre. Në gjyq, Ylli Rakipi, në një moment shpërtheu kundër murgeshave në atë mënyrë, që ato bënë kryqin dhe thanë se kishin parë fytyrën e djallit të shfaqej te ai. Motrat stigmatine e humbën gjyqin sepse Ministri Anastas Angjeli, i cili shkoi dhe vetë si dëshmitar në gjyq me urdhër të Metës, kishte grisur me dorën e tij në regjistrin e Hipotekës së Tiranës fletën që vërtetonte pronësinë e motrave stigmatine mbi ndërtesën me gjithë oborrin përreth saj.

Pasi Ylli Rakipi siguroi pronësinë mbi ndërtesën dhe truallin përreth saj, ai mori nga Edi Rama, atëherë kryetar i Bashkisë së Tiranës, një leje ndërtimi për pallat. Ky pallat është një monument turpi për Edi Ramën dhe shtetin në përgjithësi. Pallati ka zënë trotuarin e rrugës në të dy anët e tij. Dy katet e sipërme të pallatit u ngritën pa leje. Pallati është ai ku gjendet me qira supermarket “Conad” pranë stadiumit “Dinamo”.

Pasi Ylli ndërtoi pallatin kërkoi të gjente kontrata të leverdisshme qiraje për dy katet e para që janë ndërtuar për mjedise biznisi dhe zyra. Ylli gjeti dy kontrata të leverdisshme me nga 200 mijë euro në vit secila. Të parën me supermarketin “Conad”. Të parën ia siguroi biznismeni Artan Dulaku, pronar i “Vizion Plus”.

Ylli bëri me Dulakun një bashkëpunim për krijimin e një grupi të përbashkët medial, në kuadrin e një kompanie të madhe gjermane Waz Medien Gruppe që donte të zgjeronte veprimtarinë në Ballkan e me këtë edhe në Shqipëri. Për shkak të këtij bashkëpunimi, kur Dulaku bëri një partneritet me “Conad” për ta sjellë atë në Shqipëri, i rregulloi kontratën me shumë leverdi Rakipit. Si shpërblim, Ylli më pas u grind me mirëbërësin e tij Dulakun dhe e paditi në gjykatë se ai nuk i jepte leje për të shitur një automjet që e kishin në bashkëpronësi.

Megjithëse pas daljes së PD-së në opozitë në 1997 Ylli Rakipi u shit te PS në pushtet, dhe u bë kundërshtar i egër i Sali Berishës, kur PD u rikthye në pushtet në 2005, me rekomandim të Ministrit të Energjitikës, Tregtisë dhe Ekonomisë, Genc Ruli, kompania çeke CEZ mori me qira për 200 mijë euro në vit katin e dytë të pallatit të Ylli Rakipit, duke lënë selinë e saj që kishte pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës. CEZ vazhdoi të rrinte me qira te pallati i Yllit edhe kur qeveria ua mori çekëve kompaninë dhe vuri si administrator Sahit Dollapin. E megjithatë Ylli tallej duke thënë se Sahit Dollapi kishte zgjedhur si zyrë pikërisht dhomën që Ylli kishte ndërtuar për të ndenjur qentë.
Kështu Ylli ka shumë vite që merr 400 mijë euro në vit qira, pjesën më të madhe të të cilave i humb në baste sportive e kazino, pasi bixhozin e ka sëmundje.

Në vitin 2010, Ylli Rakipi u ankua me të madhe se qeveria e Berishës po i bënte presion me anë të administratës së tatimeve për t’ i mbyllur gazetën. Ylli tha se në këto rrethana do ta mbyllte vetë gazetën dhe e mbylli. E vërteta është se tatimet i kërkonin llogari për një anije me 2300 ton kollë që Ylli kishte blerë për nevojat e gazetës, në emër të fondacionit të tij, duke mos paguar detyrimet tatimore. Me 2300 kollë mund të visheshin të gjithë selitë e gazetave të Ballkanit, madje të tepronte. Ylli e mbylli gazetën se ajo nuk i duhej më. Është ironi që Ylli ankohej nga qeveria e Berishës në kohën që merrte 17 mijë euro në muaj prej saj.

Në vitin 2014, Ylli Rakipi i vodhi RTV Oranews idenë e emisionit “Të paekspozuar” që ishte pronë e kompanisë mediatik “Ylldon”, si dhe krejt materialet e skenografisë, me kosto 200 mijë euro, dhe e bëri emisionin pirat te Tv Neës 24. Emisioni i Ylli Rakipit është një dështim total. Emblema e emisionit është skena me Yllin kur para dy vitesh intervistoi në burg Jaho Salihin, një nga vrasësit e Azem Hajdarit dhe e pyeti: “Çfarë mendimi ke ti Jaho për LSI-në?”

Jaho kishte qenë në burg prej katër vitesh kur u krijua LSI! Se çfarë i lidh Yllin dhe Fanen, kjo është temë e një shkrimi tjetër, por me shumë mundësi Fania me Yllin do ta pësojë si Bert Xhani, të cilin Ylli me Fevzon e rropën mirë e mirë nga paratë, e pastaj përfundoi në burg e tani nuk ia hedhin as sytë. Yllin me Fanen i lidh diçka më tepër se solidariteti si dy njerëz që vuajnë nga e njëjta sëmundje e metastazave në testikula dhe që shkëmbejnë bashkë ilaçet e strese të tjera.

Tani Ylli i ka punët keq, jo veç me koqet. OSHEE e ndërpreu kontratën e qirasë me Yllin se iku në zyrat e reja. Banorët e zonës ku është pallati janë ngritur në protesta për shkak se Ylli i ka ndërtuar shkallët e pallatit, andej nga është hyrja e “Conad” duke zënë trotuarin, madje edhe një pjesë të rrugës. Nëse prishen shkallët, ikën “Conad”. Disa mijëra banorë të zonës dolën në protestë përreth pallatit të Yllit këto ditë. Madje pati përpjekje për të liruar hapësirën publike forcërisht, meqënëse nuk vepron shteti ku janë ankuar banorët. Policia e Shtetit u soll në mënyrë të turpshme duke dërguar 100 policë për të mbrojtur shkallët e pallatit të uzurpatorit të hapësirës publike.

Pse qeveria nuk sillet edhe me oligarkucin Ylli Rakipi si me banorët e Shkozës në Tiranë, të cilëve ua prishi shtëpitë?

Pra një jave Ylli Rakipi vuri në emisionin e tij një xhihadist që të kërkonte tre herë arrestimin tim. Përgjigjia ime për Ylli Rakipin është kjo: Nga lakmia e madhe more hekur radioaktiv në Ukrainë për të ndërtuar pallatin tënd. Kjo të futi kancerin në koqe për të cilin po bën kimioterapi. Por çfarë faji të kanë banorët dhe blerësit e “Conad” që ta pësojnë nga çmenduria tënde!

Në këtë artikull kam thënë veç një pjesë të punëve të pista të Ylli Rakipit…!