sh-ministri i Partisë Demokratike, Ylli Pango ka befasuar të gjithë duke konfirmuar se është bërë baba në moshë 68-vjeçare.
I larguar prej kohësh nga jeta publike, Pango ndau për herë të parë në emisionin “Zgjohu me MCN”, ndjesinë e prindërimit që e riprovoi pas 30 vitesh. Pango foli për djalin dhe nipin e tij të vogël, të cilët tha se janë moshatarë me njëri-tjetrin.
Ylli Pango ishte ministër Kulture, kur në vitin 2009, ra pre e një investigimi të bërë nga emisioni ‘Fiks Fare’ në Top Channel. Ai dha menjëherë dorëheqjen nga posti i tij, pas skandalit, si edhe u tërhoq nga politika, duke nisur një betejë ligjore me televizionin që publikoi video-përgjimin.
Ish-ministri u kap në filmime duke i kërkuar favore seksuale një vajze që ishte e interesuar të fillonte punë në një nga drejtoritë e Ministrisë së Kulturës, që ai drejtonte.