Ylli anglez i futbollit, Raheem Sterling ka blerë një qen roje për shumën e madhe prej £15,000, me qëllim që të mbrojë familjen e tij dhe të mbajë larg keqdashësit.
Sulmuesi i Manchester City, që jeton në një vilë me vlerë £2 milionë në Cheshire, invesoi shumën e madhe mbi një qen të rracës Rottweiler, të quajtur Okan.
Ai ndoqi kështu kolegët e tij të Premier League, që kanë blerë qen, përfshirë edhe lojtarin e West Ham, Andy Carroll, i cili ka dy Mastiff italianë, futbollisti i Manchester United, Phil Jones, dhe Mark Noble i West Ham kanë besuar te Pastori gjerman dhe belg.
Që të gjithë yjet e futbollit në Angli kanë të njëjtin furnizues qensh, “ChaperoneK9”.
Sterling postoi një foto të qenit të tij për Halloween. Ndërkohë vetë kompania pat postuar një foto të qenit Okan me diçiturën “Bisha i ri”, ndërsa Sterling komentoi: “Në dashuri”.
Sterling ka vuajtur abuzim nga huliganët dhe blerja e qenit konsiderohet si një zgjidhje për të mbajtur larg keqbërësit. “Chaperone K9” rekruton qent që këlyshë dhe më pas i stërvit ata që të ofrojnë njëherësh siguri dhe dashuri si kafshë shtëpiake.
Vetë kompania ka rrëfyer se klientët e tyre janë masivisht futbollistë të Premier League, futbollistë rugby, yje të popit dhe persona që punojnë në funksione me rrezik të lartë.