Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në Facebook komenton shkarkimin e ish-Këshilltarit të Sigurisë, John Bolton që u shkarkua disa ditë më parë nga Presidenti Trump.
Manjani shkruan se kur Trump të shkarkojë Palmerin, përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, dhe atëherë do i rikthehet besimi tek politika amerikane.
“Trump ka shkarkuar këshilltarin e Tij John Bolton?! Kjo dihej. Kur të shkarkojë Palmer-in, ndoshta më rikthehet besimi tek politika Amerikane…”, shkruan Manjani.
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi shkarkimin e Bolton, përmes një postimi në rrjetin social twitter, disa ditë më parë.