Nga Anri Bala
Po ty të bënë habi kur sheh Yllin! Kë Yll do pyesje me të drejtë, se ne kemi… “shumë yje”?! E kam për Yllin, atë… e gjen kollaj se për kë po flas, sepse ai nuk shkëlqeu kurrë në punët e tij, pra nuk qe yll por një dyll, që u ngjit pas poturreve të Familjes së Klajdit dhe Bonit… që të gjithë i njohim si Likja dhe Moni.
Ylli i alleshverisheve, ish ministri i byzylykve, që kurrë nuk ekzistuan dhe punuan, por ama 2.5 milion euro i gllabruan dhe i firuan brenda xhepave të klanit LSI. Ai që i ka shpëtuar “syrit” të drejtësisë pas shkarkimit, i cili nuk ngurron të na tregoi se sa bujare është treguar drejtësia me matrapazët e saj, që e shitën si mall pa zot, e sot trimërohen për shkak të mos ndëshkimit duke na dhënë leksione moraldemokracie.
Yll i matrapazllikut, sot kërkon që drejtësinë dhe demokracinë të na e përmirësojë për së jashtmi, nga vila e resortit Green Coast në Palasë, e cila në vend që të jetë subjekt hetimi nga SPAK, promovohet si xhevahir fitoresh në betejën kundër drejtësisë. Ama, sot dikush duhet ta pyes Yllin, qoftë për të na mbyllur gojën ne të tjerëve që e kishim gabim!
Ylli i nëpërkëmbur, në vend që sot të jetë në bankat e të akuzuarve të SPAK, kërcen si gjel nëpër rrjete sociale, a thua se presim leksione demokracie nga një ish-ministër i akuzuar për afera të rënda korruptive.
Ylli, lehësi pa kolibe, që çmendurinë e shet për trimëri, duke kaluar gardhin e kolibes ku është futur me emrin Foltore, ku me bujë promovon idetë e tija antiamerikane, duke bërë kopilin që nuk kupton, se ambasadorët amerikanë nuk janë qytetar dhe vizitor, por vetë SHBA në rezidencën fuqiplotë të saj në Shqipëri.
Duke menduar se të hash sa të ngopesh në rrjetet sociale, ku gjen hapësirë pa kufizim çdo klloun dhe lehës, Ylli i fikur i palopolitikës shqiptare e ka filluar përpjekjen për tu trimëruar, duke fëshkëllyer në errësirë, me sulmet e pakuptimta ndaj zonjës ambasadore Yuri Kim.
Në fillim kërkoi dëbimin e saj nga Shqipëria, a thua se ishte në juridiksonin e tij, ndërsa tani ka ndryshuar mendim, sepse mendimet e tij janë “shumë të vyera”, si të konellapsit pas gardhit dhe të lyera me mllef nga e ardhmja e tij si person në “Black List”-en amerikane.
Tani, Ylli në shuarje ka ndryshuar mendje, kërkon dhe shpalljen e saj “non grata”, se si dhe ku i gjen këto mend ky i marrë askush nuk e di!
E në fakt, ambasadorja me finesë u shpreh, se brenda listës së zezë janë katër emra, por në fakt, ne të medias e dimë mjaft mirë se kush janë të tjerët, e duke qenë se janë shumë, Ylli mendon se tani janë “mazhorancë”, e ndaj kakarisjet e tij janë të justifikuara dhe do të gjejnë përkrahjen e “kotecit të lirisë” ku strehoen e priten të strehoen kokosha pa pupla.
Ndoshta duke qenë i çoroditur kolibehumburi tek “Santa Quaranta” dhe tek streha e non gratës dhe kandidatëve për non grata të “Shtëpisë së lirisë”, Ylli i fikur mendon se mund ta ndez dikush, që mendon dhe leh si ai dhe i vetmi që i ka ndezur një fije shprese është Sali Berisha.
Sot, ashtu si Saliu, Ylli duket në një gjendje të mjeruar psiqike, duke bërë atë që edhe Enver Hoxha nuk mund ta bënte… kërkesën për të arrestuar një ambasador dhe pikërisht ambasadoren amerikane. Çdo shqiptarë do ndjehej keq, jo për atë që thotë ky konellaps që leh nga “Streha e hajdutërisë”, por si është e mundur një person si ky ka qenë ministër i shtetit shqiptarë dhe është paguar nga taskat e tij dhe për çfarë ministrie… atë të padrejtësisë?! Vërtet është e turpshme për një jurist të mos dijë, se asnjë vend i botës nuk mund të arrestoj një ambasador të një shteti tjetër brenda shtetit të tij, konformë konventave ndërkombëtare të marrëdhënieve diplomatike.
Por Ylli flet përçartë, duke qenë një person i përçartur nga fundi i tij pafund, duke u përpëlitur në brekushet e ndyra të paligjshmërisë dhe padrejtësisë shqiptare, që nuk di as ku frymon, as ku merr erë, as ku ha dhe as ku e pështyjnë një shkelës të madh të ligjit, dikur me pullën e kuqe… ministër i LSI-së.
Dikush duhet t’ia kujtoj Yllit, se në Amerikë nuk ka ministra që pushojnë në hotelin e një trafikanti ndërkombëtarë droge dhe as kërcënojnë padronët e tyre pasi i shkarkojnë, se në hotelin e trafikantit ku pushonte dhe ai, ka parë video të kolegëve ministra me të dashurat e tyre. Nëse është sadopak e vërtetë, i bie që Ylli edhe pushonte, edhe vëzhgonte nëpër vrima çelsash në hotelin e Kelmend Balilit… edhe merrte pjesë, përderisa paska pasur dijeni.
Vetëm për një gjë Ylli i të gjitha këtyre mënxyrave ka të drejtë që trimërohet, sepse SPAK dhe Arben Kraja flejnë gjumë dhe na i bëjnë horrat të na duken si heronj, kur bërtasin se na duan të mirën, edhe pasi kanë sharë, kanë grabitur e plaçkitur…!
Duke realizuar ëndrrën e parë, se ëndërrat janë falas, Ylli dhe shokët e tij nuk mund t’i ndalojmë të ëndërrojnë… sikur Amerika do të “largohet” dhe krimet e vjedhjet do të “amnistohen në Vitin 0”, e do të kthehet padrejtësia e kohës së pushtetvjedhjes kolektive… deri kur SPAK dhe drejtësia të zgjohet nga letargjia e gjatë që po na vë në gjumë edhe ne!Ekskluzive.al