Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se ka mbyllur hetimet për procedimin penal të bërë vitin e kaluar për dosjen e laboratorit të kokainës që u zbulua në vitin 2015 në Xibrakë. Hetimet rinisën pasi denoncimit të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit, i cili pretendoi përfshirjen e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, në trafikun e drogës.
Në njoftimin e SPAK, thuhet se në kuadër të këtyre hetimeve, prokuroria ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës.
Nga hetimet, SPAK njofton se nuk ekziston asnjë provë që fakton lidhjen e Ramës me aktivitetin kriminal.
Lidhur me njoftimin e SPAK ka reaguar edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ku shprehet se vendimin e sotëm e kishte paralajmëruar që ditën kur ka dorëzuar në SPAK ato që i quajti “të dhëna konkrete” për lidhjen e Olsi Ramës me laboratorin e drogës në Xibrakë. Më tej ai thotë se e vërteta mbi çështjen është krejt ndryshe nga ajo e njoftuar sot nga SPAK dhe akuzon prokurorinë se nuk ka kryer asnjë veprim hetimore për të zbuluar të vërtetën.
Sipas Bardhit prokurorët e kanë dhënë vendimin për Olsi Ramën nën intimidimin dhe pafuqinë e pushtetit të vëllait kryeministrit Edi Rama.
Bardhi si shpifës ordiner po bëhet gati për tu riparaqitur përsëri në SPAK tashmë si i akuzuar për shpifje dhe kallzim të rremë
Vitin e kaluar, Bardha në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM,në emër të Ornela Bregut sipas burimeve të tij ose sipas Saliut të dytë është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.
Nga ana tjetër, Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama ka kallëzuar në SPAK, kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, të cilin e akuzon për “kallëzim të rremë’.
“Në cilësinë e kallëzuesit, unë Ols Rama, jam vënë në dijeni për një deklaratë publike të shfaqur në median online ndaj personit tim, të bërë nga një deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i kallëzuari Gazment Bardhi. Për shkak se ky veprim i tij lidhet me deklarata të mëparshme ndaj meje të cilat, në vlerësimin tim, në tërësinë e tyre përmbajnë elementët e veprës penale të “Kallëzimit të rremë”, të parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, dhe më cenojnë pikësëpari mua si person duke më dhënë cilësinë e viktimës së veprës penale, bazuar në nenet 58 e 283 të Kodit të Procedurës Penale, paraqes këtë kallëzim penal me shkrim”, thuhet në dokumentin e depozituar.
Ndër të tjera në padi theksohet se:
“Kërkoj regjistrimin e procedimit penal në ngarkim të z. Gazment Bardhi, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, të parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal. 2. Marrjen e akteve të materialit të kallëzimit penal nr. 68, datë 9.4.2024, të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Tiranë, sipas rregullave të parashikuara nga neni 191 i Kodit të Procedurës Penale, për shkak se i shërbejnë këtij kallëzimi të ri penal.”.
Rama: Do pres me durim hetimet e SPAK
Edhe kryeministri Edi Rama, i ka cilësuar “gënjeshtra’ akuzat e gazment Bardhit në adresë të vëllait të tij, Olsi Rama. Sipas Ramës, sulmet janbë aq trë gënjeshtra sa Bardhi nuk ka pasiur as guxim të bëjë kallxim në SPAK për Olsi Ramën.
Rama refuzoi edhe kërkesën për interpelancë nga deputeti Gazmend Bardhi, pasi tha se “s’mund të ketë interpelancë për këtë çështje ku gënjeshtari duhet të japë, jo të kërkojë llogari.”
“Duke vënë re se akuzat, fabrikimet, fantazitë e një deputeti apo grupi deputetësh, lidhur me familjarët e kryeministrit, zv.kryeministrit ose të çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar, nuk kanë asnjë lidhje me motivet, synimet, qëndrimet e Këshillit të Ministrave, kërkesa për interpelancë nga deputeti Gazmend B më gjen në pamundësinë e plotë për ta përmbushur.” shkruajti Rama në një ragim në platformat sociale.
Rama tha se Bardhi duhet të presë me durim hetimet e SPAK, sa kohë që vëllai i tij paditi deputetin e PD-së për shpifje, në lidhje me akuzat.
Kryeministri e akuzoi Bardhin se po bëhej shërbëtori i “non gratës”, pasi kjo çështje ishte paralajmëruar prej muajsh, dhe vetëm tani është denoncuar publikisht. Për Ramën, pyetjet që Bardhi i drejton s’kanë lidhje me asnjë realitet faktik dhe burojnë nga hipoteza haluçinante.
‘Kësisoj, Gazmend B duhet ta presë me durim edhe SPAK-un të na ndriçojë lidhur me vërtetësinë e zbulimit prej tij të trafikantit të paidentifikuar, siç priti me shumë durim, për plot muaj, radhën tek salloni i Blendi Fevziut për ta prezantuar këtë zbulim të ububushëm, çka tregon se nuk jemi përpara asnjë urgjence të posaçme përveç turravrapit të një shërbëtori ambicioz për të fituar besimin e padronit të ri. Plus, të treja pyetjet që autori i zbulimit më drejton nuk kanë asnjë lidhje me asnjë realitet faktik. Ato burojnë thjesht nga hipoteza haluçinante mbi të cilën ngrihet zbulimi i tij, për të cilin ai edhe është kallzuar menjëherë në SPAK nga vëllai im “trafikant”. Për më shumë, rikujtoj këtu se ç’është në dorën e SPAK-ut, për çfarëdoqoftë e për këdoqoftë, aq më tepër për tim vëlla, nuk është dot në gjuhën time dhe nga ana tjetër, një interpelancë parlamentare, ku gënjeshtrat e thëna publikisht kthehen në pyetje për subjektin e tyre, do t’i njihte çdo gënjeshtari të drejtën e padëgjuar të kërkesës së llogarisë për gënjeshtrat e tij, ndërkohë që rregulli elementar i kësaj bote qëkur njeriu i dalë nga shpella u organizua shoqërisht, e do që gënjeshtari duhet të japë, jo të kërkojë llogari.”, nënvizoi Rama.
Rama i kujtoi Bardhit se ka fituar 11 gjyqe për shpifje, përfshirë një me padronin e tij të vjetër, Lulzim Basha, si dhe me padronin e tij të ri, Sali Berisha.
“Kështu që nuk është gjëkundi në përputhje as me detyrën, as me shkallën time të tolerancës ndaj ultësisë njerëzore, po as me nivelin minimal të dinjitetit të Kuvendit të ligjvënësve të Shqipërisë, që unë të ul përtokë çmimin e kohës së nevojshme për punët e mëdha e të vogla që kam detyrë të ndjek si i zgjedhur i popullit në drejtimin e vendit, për t’u angazhuar në një ndërveprim verbal me një shkelës mendjelehtë të ligjit e të çdo zakoni të mirë të këtij vendi, një kallzues i sapokallzuar për kallzim publikisht të rremë dhe për çfarë?! Tamam për çështjen për të cilën kam fituar një gjyq për shpifje, me një vendim fajësie për padronin e vjetër të Gazmend B, shtetasin Lulëzim B, siç kam fituar deri më tash edhe 11 gjyqe për shpifje (10 të tjera janë në proces) për të tjera sajesa të ngjashme me të tjerë shërbëtorë të zellshëm si ky dhe me vetë padronin e ri të tij, një tjetër B, ku e ku më famëkeq se sa B-ja i mëparshëm, aspak rastësisht i vetmi ish-president e kryeministër në historinë e Evropës, i shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara, për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.”, shkruajti Rama.
Në replikën e tij me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhin, Rama tha se ai nuk ka kallëzuar në SPAK Olsin, “por Noc Rrokun”. Rama u shpreh se priste rezultatin e hetimit të SPAK, dhe shtoi se pas kësaj do të kishte një tjetër ballafaqim me Bardhin.
“Një fjalë serioze tani për punën e krimit të organizuar. Zotrote je ai që iu the këtyre, shqiptarëve, kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën. Në fakt kishe kallëzuar vetëm Noc Rrokun, sepse kishte dërguar vetëm një informacion. Dhe mirë e bërë se ndryshe do përfundoje si Babalesalivani, që tani shtyn me raporte gjyqin për vendimin e formës së prerë. Unë duroj shumë, do duroj deri kur SPAK të nxjerrë të vërtetën dhe pastaj do kemi edhe një ballafaqim tjetër bashkë, jo unë me ty kështu se ti je me kokën lart dhe me gojë hap e unë nuk ta hedh dot atë që ti merr nga atje lart por do ta kemi edhe një ballafaqim tjetër.Kokën lart, gojën hap, ekspertizën brenda, rrotullojeni në gojë dhe hajdeni pështyjeni këtu dhe pështymën që do të merrni nga shqiptarët vitin e ardhshëm do ta keni më keq se në 1997″, tha më herët Rama.
Tani që SPAK u shpreh ditë të zeza e presin idiotin Bardhi, i cili po përgatitet për t’i bërë shoqëri Salianjit jo për shpifje por për kallzim të rremë me pasoja