Jetët e minatorëve vijojnë të mbesin nën puset e errëta të arit të zi. 5 minatorë me të filluar ditën e punës kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të një mine në një nga galeritë që kompania “Albchrom” e Saimir Manes shfrytëzon në zonën e Klosit.
Incidente të rënda me pasojë vdekjen dhe plagosjen minatorëve në galeritë e kromit vijojnë të ndodhin për shkak se kompanitë e licencuara për të punuar aty nuk përmbushnin kriteret teknike, duke zënë poshtë mineral-kërkuesit.
Por biznesmenët shushunja, që kanë ndërtuar rrjetat e merimangave me politikën me të cilën ndajnë fitimet marramendëse, vijojnë të fshehin të vërtetat, duke fajsuar puntorët që rropaten për bukën e gojës.
“Komapania njofton se janë marrë masat e menjëherëshme për të bërë të mundur trajtimin e duhur mjekësor të të lënduarvë, të cilet pasi janëdërguar në spitalin rajonal të Burrelit, është konstatuar nevoja që 3 prej tyre të dërgohen në Spitalin e Traumës në Tiranë. Menjëherë këta 3 punonjës janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas ekzaminimeve konstatohet që aktualisht të 3 punonjësit janë jashtë rrezikut për jetën.Avaria është shkatuar nga pakujdesia e dy prej punonjësve të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e sigurisë në punë”, thuhet në njoftimin e shpëndarë nga kompania.
Ironike është se Saimir Mane me gojën e tij mburrej në ekran para disa muajsh, teksa deklaronte se kur mori me koncension shfrytëzimin e minierës më 2012 kishte dy prioritete kryesore, përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe hapjen e pusit që i jep një jetëgjatësi minierës prej 30 vitesh.
Historia e interesave, bizneseve, koncesionarit, qeveritarëve, shefave të policisë, pronarëve dhe kontrabandës së kromit, është shndërruar në një xhungël që pjell në mënyrë të përsëritur vetëm fatkeqësi./Pamfleti.com