osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Xhiroja e “Faltores”, si rrethrrotullim në “9 Rrathët” e Dantes

Xhiroja e “Faltores”, si rrethrrotullim në “9 Rrathët” e Dantes

Nga Akil Ylli

Titulli i mesiper, ndoshta eshte disi i egzagjeruar, ngaqe personazhet historike, qe Dante Aligeri ka vendosur ne “rrathet e tij”, s’kane asgje te perbashket me individet- deng pa marke- te “Faltores”.

Keta e kane vendin te “5 Anarkite” e Nolit te Madh, por meqe kane dhe faqen e tyre tragjike, kjo xhiro rreth vendit, me i fije sforco, mund te pergjasohet me “i dannati del Dante”, qe sillen neper “Rrathet e Ferrit”. Ndofta, vetem Qoftlargut i takon me u permend. Ashte ortak i vjeter i Shejtanit!

Per mbi 20 vjet te rinis se tij, deri sa arriti ne moshe te pjekur, shtrengoj ne gji teseren e PPSh, duke ju bere gjemen flokgjatve, kolegeve, apo si deshmitar gjygjeve, duke ndjelle varjet publike. Qene me fat fatkeqet, qe ishte vetem doktor!

30 vjet, u kthy ne demokrat te qendres se djathte dhe rrafshoj çdo gjurme, te atyre sado pak arritjeve ekonomike, qe me munde e djerse per 45 vite me radhe, kishin ndertuar shqiptaret. Pastaj i ropi me kuç e maç, i vrau dhe vuri flaken vendit. Shyqyr qe s’ju binden aviatoret, se do kishte helmuar shqiptaret, nga Durresi e deri ne Sarande!

Tani, pas 31 viteve, kret pa pritur, ne moshen kur Zoti zakonisht, fillon e ja merr mend krese edhe me te zgjuarve, u gdhi tjeter allosoj, konservator. Allah, Allah! Me tesren e re, don me na rehatu edhe nje here, si at’here, ne demokraci; me na dhane Sovranitetin qe i hupi ne Greqi, e Lirine qe na e ka rrembyer Ed Mafia! Ooo, ç’na gjeti mor aman! Mbas 31 vjetsh e pa veten burre i ndershem, kokrra e demokratit, atdhetare i flakt, shpetimtari Kombit! Prite kur te thojne dhe profet. Ooo, kuu, kuuu, moj nane!

Mirpo ka mjaft prej atyre, qe keto lloj “Ferrtoret” e shohin disi me frike, ashtu siç ka te atille, qe mezi e presnin kete karagjozllek allashqiptar, njeri prej te cileve, eshte dhe autori i ketyre reshtave. Megjithse, per hire te se vertetes, u provokua nga aleati une i madh i rruges se Elbasanit, qe perseri duhet ti themi edhe nje here: Faliminderit!

Jo se kesaj fare, s’do ti vinte fundi nje dite, por siç i marrim ne gjerat me nge, per shtate pale qefe, me çapin tone te arnautokracis, na kishte dale huni n’qafe.

Me te drejte, nje pjese e mire kane arsye te friksohen, kur shohin gjuhen me te cilen hakerrehet Qoftlargu neper “Ferrtore”. Jane me qindramijra ata, qe e kane perjetuar mbi shpine terrorin, plaçkitjen e gjithfare tip dhunet, te ushtruar nga shpura e tij. Dhe s’ka askush te drejte, qe tu thote “friksoheni kot”. E kane me prove!

Boll me pa, a me ndi ça thuhet aty, e njirit i hin hataja. Gjithfare berllokut uman, kercenojne si te çakerdisur. Ca therrasin te rrembejme kallashet, te permysim qeverin…… Edhe Lulashin duan ta hedhin n’Lane. Kusuri bertasin, “o Sali, o hero, gjithe Shqiperia ty te do”. Mjeranet e dinjitetit, duan te na sjellin dinjitetin! Pik e zeze!

Por dhe ne te tjereve, qe fati nuk na rezervoj trajtimin demokrat allaQoftlarg, kemi te drejten tone, ti shohim tjetersoj. Ata me seriozet, mund ti shohin, si “pelegrinazhe Danteske, ku ai soj kallablleku, ngaqe e dine fundin, çirren prej hallit. Ca syresh, qe kerkojne anen komike te ngjarjeve, i shohin ndryshe. Aty hin mend e del pa to. Aty gerset rrena si n’Karadak, pa pike zorit, njesoj sikur te behej fjale, per ndonje festival karnevalesk genjeshtrash, me kryekarneval, Qoflargun me disa tesra. Hajde mos qesh!

Ka shume te tjere qe mendojne, se sallat i mbushin gjithfarelloj hajvanit. S’kane faj vallahi! Ajo eshte gjeja e pare qe te vjen ndermend, kur sheh ate tollova mendore dhe menyren se si ngazellehen ato krijesa, prej kryedelirantit e deliranteve qe e shoqerojne. Mjafton si shembull, psikopatja pertej oqeanit, qe thote, ” ju lutem, me rrefeni sa here t’ju kercenoje ambasadorja Kim” dhe vetetimthi njeriut i shkon mendja: Sa rande e paska kartelen mjeksore!

I vetmi person me tu dhimt, ne ate psiko-gurgule, eshte ish mis-i. Me te ardhe keq, vetem per buzqeshjen e sinqerte, qe mbart portreti i saj. Po i shkoj dam kot. E provoj me Lulashin, i doli per ibret. Picingul u hodh te Qoftargu, edhe ma perdreq. Lexova diçka nga intervista e saj, e hangri dreqi krej! Gjynah…….!

Megjithate, po ta analizosh hollesisht ate turbodelirim, ne fund hesapi nuk te del, thjeshte hajvane. Sepse te tille, i ka takuar gjithkujt te njohe dhe dihet mese miri, qe e vetmja gje qe nuk i intereson, eshte politika. Edhe ne rastis te flasin per te e bejne per hardhek, argetohen. Hajvahet ne pergjithsi, kane vese te mira. Jane DOK.

Tashti, kjo s’do te thote qe ndjeksit Qoftlargut, s’jane lukuni hajvanesh. Kete se ve kush ne dysshim. Te dyja palet, kane neurone inteligjencet, aq sa mund te gjenden atome aksigjenit, ne jonosfere. Ne kete apekt, si hajvanet DOK., ashtu dhe keta surrogatot e “Ferrtores”, jane krejt njesoj. Ndryshimi manifestohet, ne pjesen trurit, ku strehohet poshtersia me gjithe derivatet e saj. Surrogatve ju vlon ajo pjese. E kane cipas, mbushur me enciklopedin e veseve, ndersa DOK.-et e kane pjate.

Hordhia e surrogatve i ka gazermat qendrore ne Shqup. S’ka rendesi, nese jane ç’faqur, here si xhagajduret e Lulashit,, here si karaduzat e Qoftlargut. Ata jane gjithmone nje strukture e gatshme Antishtet., qe me shume se gjithçka urrejne ligjin, ne pritje te fishkllimes se liderit te radhes. Dhe tani, normalisht, do ti pergjigjeshin lideri historik, prisit te sa e sa betejave dhjetravjeçare. Ata e dine, qe Lulashi mbahej prej dore nga legjendari. Ba mos me e kap Lulashin prej krahut, ai shkon si pula pa kry!

U desh rruga e Elbasanit, me e kape per doret, qe Shqupi te mbijetoje edhe per ca kohe, se po te ishte per Lulashin, do t’ rrokullisej bashke me “dannatit”.

Por tashme, nuk jane me te frikshem. Ngjajne me ata mliona e miliona, qe sillen neper “Rrathet e Dantes”, por qe jane vetem hije. E kane kuptuar dhe ata, qe nuk eshte me, si at’here. I mbyllin pas 7 penxhereve, pa menduar gjate. Ju duhet me shkapercy edhe rrugen e Elbasanit. Brrrrr!