osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Xhirimet e filmit aksion shqiptaro-kinez, regjisori Cui: Në Shqipëri gjen profesionistë

Xhirimet e filmit aksion shqiptaro-kinez, regjisori Cui: Në Shqipëri gjen profesionistë

Report Tv udhëtoi drejt Petrelës për të ndjekur nga afër xhirimet e filmit më të fundit aksion “Balkan Blood”, një bashkëpunim shqiptaro- kinez me regjisorin kinez, Cui dhe producentin, Blemir Dervishin. Filmi flet për një luftë gangsterësh, të cilët vendosin rregullin në qytet, të njohur si Chuck Town. Por se e kujt ka qenë ideja për realizimin e këtij filmi në Shqipëri, na e tregon regjisori, Wenchao Cui.

Mendoj se që në fillim kjo ishte ideja ime, kisha dëshirë që të realizoja një film në Europë kështu që së bashku me partnerin tim Blemir Dervishin prej dy vitesh jemi marrë me përgatitjen e këtij filmi. Dhe kemi biseduar shpesh për Shqipërinë dhe sa mirë është këtu apo sa njerëz profesional gjen këtu dhe ndaj vendosëm të vijmë.

Regjisori kinez, Wenchao Cui

-Po pse pikërisht Petrelën? 

Oh, ky vend është i vogël dhe i mrekullueshëm, mendoj se përfaqëson Shqipërinë. Këtu gjen kështjellën, gjen jetën e fshatit dhe kjo është arsyeja pse zgjodha këtë vend. Ndër të tjera, vështirësia për grupin nuk është improvizimi apo mjetet e punës. Gjuha është problemi më i madh, por kemi gjetur mënyrën e duhur tashmë, duke përdorur gjuhën e trupit le të themi. Ne flasim në një gjuhë të caktuar dhe në të njëjtën kohë flasim me duar. Sepse pjesa më e madhe e bashkëkombasve të mi nuk flasin mirë anglisht, dhe vërtet kanë një fjalor të varfër të gjuhës angleze. Dhe e njëjta gjë ndodh edhe me shqiptarët, gjysma e tyre flasin anglisht kështu që kemi nevojë gjithmonë për një përkthyes. Si sot, unë kisha nevojë për një përkthyes që të kuptonin aktorët. Çdo ditë zgjohemi herët për të punuar, vijmë në Petrelë, dhe vazhdojmë aksionin për më shumë se 10 orë punë. Pastaj realizojmë një mbledhje të shkurtër e largohemi, për të përsëritur të njëjtën gjë të nesërmen.

Regjisori kinez, Wenchao Cui

Kui zbulon për Report Tv se kur filmi do të jetë gati

Mendoj se do më duhen edhe rreth 2 muaj të tjerë për të realizuar post produksionin në Kinë dhe do të lajmëroj partnerin tim se kur do të rikthehemi.

Regjisori kinez, Wenchao Cui

-Por a ka regjisori kinez gjak ballkanasi ? 

Po, e kam të tillë.

Regjisori kinez, Wenchao Cui

Realizimi i filmit është bërë i mundur nga producenti Blemir Dervishi me selektimin e aktorëve, duke sjellë qëllimisht zgjedhje të larmishme. Ajo çka është interesante në këtë film, është edhe shtëpia ku po xhirohet një nga pjesët e filmit dhe e zonja e shtëpisë, Lule Parreshi, e cila na kujton një nga vlerat kulturore dalluese të shqiptarëve, mikpritjen.