Turizmi në Shqipëri ka qenë fjala më e përdorur kudo gjatë gjithë vitit. Shqipëria tashmë destinacion i preferuar dhe me potencial turistik gjithëvjetor është promovuar nga mediat e huaja dhe ka marr jehonë të madhe dhe jashtë vendit.
Investimet dhe kujdesi që kanë treguar institucionet përkatëse për të treguar Shqipërinë turistike dhe mbi të gjitha ambientaliste ka bërë që turizmi dhe bukuritë natyrore që vendi ynë ka të jetë pasaporta me e mirë e prezantimit tonë krah vendeve europiane dhe botërore.
Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi ka uruar Krishtlindje dhe Vitin e Ri, me një video urim me pamje të mrekullueshme nga Shqipëria e bukur turistike.
Kjo kartolinë e veçantë urimi shpalos traditat, vendet, kostumet tona tradicionale si dhe natyrën e brishtë të ndërthurur me bukurinë e egër dhe një larmishmëri kontrastesh natyrore që Shqipëria ka dhe prandaj cilësohet dhe nga mediat e huaja si ”Xhevahir i Ballkanit”.
Gëzuar Krishtlindjen&Vitin e Ri
Gëzuar Krishtlindjen&Vitin e Ri, me këtë video urim me pamje të mrekullueshme nga Shqipëria e bukur turistike! 😀
Publiée par Blendi Klosi sur Lundi 24 décembre 2018