Shqiptarët janë të ritit roman (dhe në vende të tjera mund të ketë edhe të ritit ortodoks gjithashtu), por të gjithë quhen shqiptarë, ata urrehen aq pak mes vete, kundrejt fqinjëve ata jetojnë si vëllezër sikur të ishin të gjithë të një feje, madje një shqiptar i fesë myslimane do t’i vriste 10 turq për një shqiptar të fesë së krishterë,njësoj si një shqiptar i ritit roman do t’i vriste 10 italianë për një shqiptar të fesë turke».
Rrethet intelektuale serbe në gjysmën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë nuk e fshihnin njëfarë zilije ndaj shqiptarëve
Ishte koha kur shqiptarët identifikoheshin përtej feve, që i bënte të dallueshëm nga të tjerët.
Vuk Karagjiç (1787 – 1864), njëri nga filologët serbë më të njohur bëri emër me përpjekjet e tij për të reformuar gjuhën letrare serbe dhe për të mbledhur visaret e folklorit të sllavëve të jugut.
I njohur për dellin e tij pansllavist, ai kishte zënë miqësi edhe me vëllezërit Grim, poetin Gëte si dhe historianin Leopold von Ranke.
Në vitin 1849 në Vjenë, aty ku punonin intelektualë të shumtë serbë, doli libri «Srbi svi i svuda» (Serb të gjithë e kudo).
Në të, Karaxhiç bënte një inspektim shterues të gjendjes së sllavëve të jugut. Ajo çka nguc vëmendjen është se etnologu serb pezmatohet nga fakti që një pjesë e konsiderueshme e serbëve të kohës së tij e ndjesonin vetën si turq, duke vënë madje më tepër theksin të identiteti regjional.
Ai rropatet që lexuesit e tij t’i bindë me shembuj ku tejkaloheshin ndasitë fetare.
Dhe për t’i zgjuar bashkëatdhetarët e tij nga limontia, Karagjiç përmend me theks të veçantë magjarët e gjermanët, por mbi të gjithë shqiptarët, për të cilët thotë se janë «shembull që duhet ndjekur».
Intelektuali serb, pa e fshehur një dozë lakmie, vëren sesi shqiptarët e konsideronin njëri tjetrin vëllezër, duke i lënë mënjanë përkatësitë fetare.
«…ata (arnautët) janë të ritit roman (katolik) edhe në vende të tjera mund të ketë edhe të ritit grek (ortodoks) gjithashtu, por të gjithë quhen shqiptarë, ata nuk urrehen as pak mes tyre për besimin. Kundrejt fqinjëve ata jetojnë si vëllezër sikur të ishin të gjithë të një feje, madje një shqiptar i fesë myslimane do t’i vriste 10 turq (mysliman) për një shqiptar të fesë së krishterë, njësoj si një shqiptar i ritit roman (katolik) do t’i vriste 10 italianë (katolik) për një shqiptar të fesë turke (myslimane)».
«…njih (Arnauta) ima i Rimskoga (a može biti gdješto i Grčkoga) zakona, pa se svi zovu Arnauti, i da rečemo da se između sebe malo mrze, ali prema drugijem narodima žive kao i braća, kao da su svi jednoga zakona, i jedan bi od njih Turskoga zakona ubio deset pravijeh Turaka za jednoga Arnautina makar koga Hrišćanskog zakona, kao što bi i Arnautin Rimskoga zakona ubio deset Talijanaca za jednoga Arnautina Turskoga zakona».
Burimi: Michel Aubin, Vuk Stef. Karadžić: actes du Colloque [international les 5 et 6 octobre 1987 en Sorbonne, Universite de Paris-Sorbonne, 1988, f. 149