Opozita ka bllokuar edhe sot në mbrëmje qarkullimin e automjeteve në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana, duke protestuar kundër projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe. Ashtu si çdo mbrëmje, simpatizantët e PD të ardhur nga Kamza dhe nga zona të tjera të Tiranës, që s’kanë asnjë lidhje apo interes me prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Astirit u shfaqën në krah të Bashës.
Por ajo që ra në sy mbrëmjen e sotme ishte kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu I cili është njëherësh edhe kryetar I PD-së për Kamzën.
Por teksa Xhelal Mziu kundërshton projektin e Unazës së Madhe, mbi të rëndojnë një sërë akuzash se ka tentuar të prishë ndërtesa para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare si mjet presioni për të përfituar vota për PD. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht kryetarin e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, pasi nga 89 vendime për prishje objekti, mes të cilave vetëm 48 në periudhën maj-qershor të 2017-s, nuk është ekzekutuar asnjë.
Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të kryeinspektorit drejtuar kryetarit të bashkisë si organi epror, për sigurimin e mjeteve për egzekutimin e këtyre vendimeve nga ana e kryebashkiakut nuk është ndërrmarrë asnjë veprim.
I çuditshëm është fakti se pjesa më e madhe e vendimeve për prishje objekti janë marrë në periudhën parazgjedhore, fakt që ngre dyshime të arsyeshme se janë përdorur si mjet presioni apo favorizim personash me qëllim përfitimi elektoral.
Për këto shkaqe, IKMT do kërkonte nga prokuroria e Tiranës, fillimin e procedimit penal për Xhelal Mziun, kryetar I bashkisë Kamëz, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.