osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Xhelal Mziu, para zgjedhjeve rrezikon përsëri qelinë: 234 leje ndërtimi, 3.2 milionë euro të paguara për punë të pa kryera e pasuri të fshehura!

Xhelal Mziu, para zgjedhjeve rrezikon përsëri qelinë: 234 leje ndërtimi, 3.2 milionë euro të paguara për punë të pa kryera e pasuri të fshehura!

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, shumë shpejt, do përballet përsëri me drejtësinë, si i akuzuar sërish për shpërdorim detyre, pabarazi në tendera, për leje ndërtimi të paligjshme, për shitje e qira trojesh e pasurie komunitare, për falsifikim dokumentesh, për punime të paguara, por të pakryera, për zhdukje taksash, për fonde të zhdukura pastrimi, për përgjysmim tarifash në favor të bizneseve klienteliste e familjare të tij dhe zyrtarëve të bashkisë, për shpërblime administrate e tolerim gjobash biznesi.

Për të njëjtat vepra penale, u prangos dhe më 20 dhjetor 2013, me vendim të Gjykatës Tiranë, pas kërkesës së “Taskë-Forcës Anti-Korrupsion” të Prokurorisë Tiranë, për tenderin e rrugës Valias i Ri-Laknas, por ja që Xhelali, vazhdon avazin e tashmë, ka llogari ligjore me tenderët e 12 rrugëve, me 234 leje ndërtimi me letra mangët e false dhe 3.2 milion të paguara, për mallra të pa blera, për punë të pakryera, të kryera përgjysmë e të përsëritura nga 2-3 herë.

Sot po publikojmë, vetëm disa fakte, nga dosja korruptive penale “Mziu” me Nr. 133, datë 14 tetor 2018, me indicie nga denoncimet e 5 bizneseve private dhe 132 abuzimet e skeduara, në Dosjen e Kontrollit Nr, 25, datë 17.04.2018, me pasojë vjedhje e dëme financiare për shtetin, për të ardhurat e bashkisë, për shërbimet komunitare dhe punët publike të zonës.

Ja 10, nga 135 abuzimet financiare (vjedhje), që ka dosja hetimore

– Në “Llogarinë-202”, ekziton abuzmi 18,334,227 lekë, shënuar si “shpenzime për studime projektimi dhe oponenca teknike”, por nuk ka kartela për to dhe mungon objekti, se përse janë bërë këto studime, ku janë zbatuar dhe cilët persona i kanë kryer e janë paguar.

– Në “Llogarinë-210”, me objekt “Toka, troje, terrene”, ka abuzim në vlerën 718,946 lekë, nuk ka kartelë të dhënash inventariale, se për çfarë shërbimesh, ose punësh janë shpenzuar dhe cilët janë paguar.

– Në “Llogarinë-401-408”, me objekt “Furnitura e llogari të lidhura me to”, në kartelën e vlerës totale 95,823,904 lekë, nuk ekzistojnë 4 blerje, me vlerë 473,299 lekë.

– Është falsifikuar dokumenti, me humbje 5,694,553 lekë, taksë ndikimi në infrastrukturë, nga 2.5 %, në 1.5 %, për objektin “Park Logjistik Industrial”.

– Janë paguar fiktivisht, për gjoja punë jashtë orarit zyrtar, 102 punonjës të administrartës së Bashkisë Kamëz, me vlerë 4,681,065 lekë, në kundërshtim të plotë me VKM nr. 472, datë 02.7.2011.

– Janë paguar 937,050 lekë, për trajtime trajnimi privat jashtë Shqipërisë, për 4 zyrtarë të bashkisë, (dhe sekretarja e Mziut), në kundërshtim me VKM nr. 472, datë 02.7.2011.

– Është falsifikuar (shtuar) vlera 905,680 lekë për punime të pakryera, në favor të firmës që ka bërë punimet në Shkollën 9-vjeçare, Lagje nr. 4”.

– Është bërë pagesë 554.420 lekë, për punime të pa kryera, në favor të firmës, që ka fituar tenderin me objekt: “Ndërtim i rrugës Albanet”.

– Është bërë llogaritje me ulje të qëllimtë e në kundërshtim me tarifën ligjore, me vjedhje 486.061 lekë, për ndërtimin privat: “Godinë banimi e shërbimi me 2, 6, 8 kate e 1 kat nëntokë”.

– Është paguar dy herë për të njëtën punë, me vlerë 471,744 lekë, firma që ka kryer shërbime riparimi, në mjediset e brendëshme të Bashkisë Kamëz.

NË VIJIM përveç dosjes penale me abuzimet financiare, që ka bërë Xhelal Mziu dhe grupi i tij në bvashki, do publikojmë 2 dëshmi biznesmensh, do publikojmë pasurinë reale që ka kryebashkiaku Xhelal Mziu brenda e jashtë Shqipërisë, mes tyre vilë në Dubai, në Dibër të Madhe (Maqedoni) e Mali i Zi, si dhe pasuritë e fshehura, të bashkëshortes e dy vajzave të tij./Pamfleti