Studiuesi Vladimir Kola denoncon se kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka kopjuar doktoraturën. Kola zbulon plagjiaturën e Mziut përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikon edhe dokumentet, që sipas tij e faktojnë një gjë të tillë. Kola publikon disa faqe të cilat, për të cilat thotë se Mziu i ka marrë dhe vetëm i ka përkthyer në shqip nga doktoratura të prezantuara në Universitetin Politeknik të Barit.
Postimi i plote i Vladimir Koles mbi doktoraturen e Xhelal Mziut
Zbulimi dhe analiza e Tezës së doktoraturës me plagjiaturë me titull
“Vlerësimi i leverdishmërisë ekonomiko-financiare për realizimin dhe administrimin e investimeve publike, studim rasti”, e mbrojtur nga Xhelal Mziu në vitin 2013, pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, me udhëheqës shkencor Prof. Hidajet Shehu.
Teksti i plotë i Tezës gjendet në internet në këto adresa:
https://docs.google.com/…/0B_JyotQ0Et9bdHNiZWROcnF…/preview…
https://docslide.net/docume…/doktoratura-xhelal-mziupdf.html
Edhe kjo plagjiaturë është për të vënë në dukje gjendjen e universiteteve dhe jo për politikë.
Duke vazhduar me plagjiaturën e sotme, në Tezën e doktoraturës në fjalë janë kopjuar pak a shumë 80 faqe, nga katër dokumente në gjuhën italiane, domethënë në përqindje është pak a shumë 40% e tekstit total të Tezës.
1. Faqet 12-55 të Tezës së doktoraturës së Xhelal Mziut (me përjashtim të ndonjë paragrafi) janë kopjuar nga disepnsa (shënime leksionesh) me titull “Appunti di Economia, Cpitolo 9, Analisi degji investimenti”, 2001, të përmbledhura nga studenti Sandro Petrizzelli i “Politeknikut të Barit” (“Politecnico di Bari”), Itali (dokumentin në italisht e gjeni në internet, në këtë adresë
http://users.libero.it/san…/download/Economia/Economia09.pdf )
dhe nga disepnsa (shënime leksionesh) me titull “Analisi degli investimeti”, 2004, të përgatitura nga Michele Gorgoglione i “Politeknikut të Barit” (“Politecnico di Bari”), Itali (dokumentin në italisht e gjeni në internet, në këtë adresë
https://www.scribd.com/…/3587336…/Analisi-Degli-Investimenti )
2.Faqet e 103-124 të Tezës janë kopjuar nga një dokument i qeverisë italiane me titull “La valutazione della convenienza economico-finanziaria nella realizzazione e gestione degli investimenti pubblici con il ricorso alla finanza privata”, 2002, i përgatitur nga Comitato interministeriale per la programmazione economica (dokumentin ne italisht e gjeni në internet, në këtë adresë
http://www.trafficlab.eu/…/255-valutazione-economico-finanz… ; te dokumenti në italisht shihni faqet 4-34).
3. Faqet 130-146 të Tezës janë kopjuar nga shkrimi me titull “Il ricorso alla finanza privata nella realizzazione e gestione degli investimenti pubblici”, i shkruar nga Monica Foschi dhe Pasquale Serlenga, i publikaur nga instituti Italian “Formez PA – Centro servizi, assistenza, studi e formazione per l’ammodernamento delle P.A.”, 2006 (dokumentin ne italisht e gjeni në internet, në këtë adresë
http://www.regione.vda.it/…/ufficio_conc…/allegati_file.asp…
; te dokumenti në italisht shihni faqet 167-187)
Në fund dua të theksoj se faktikisht, siç mund ta vini re edhe duke kërkuar në internet,
që në vitin 2013 të një blog ishte vënë në dukje se ca faqe të Tezës ishin kopjuar nga shkrimi i Sandro Petrizzelli, por në 2013 gabimisht është shkruar se Sandro Petrizzelli është nga Universiteti i Romës Sapienza, sepse sic mund ta lexoni edhe në siti (http://users.libero.it/sandry/Mappa.htm) ai është nga Universitetit “Politecnico di Bari”.