osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Xhaxha Aurel Plasari si e mbesa Sesilja kthen teatrin në monument kulture me qejfin e tij dhe quan Ramën “kryeshërbetor”…

Xhaxha Aurel Plasari si e mbesa Sesilja kthen teatrin në monument kulture me qejfin e tij dhe quan Ramën “kryeshërbetor”…

Aurel Plasari ashtu si kusherira SESILJA na është lodhur e munduar të na bindë se kuplaraja italiane ka qenë pjesë e artit dhe kulturës fashiste dhe prishja e kazermës që e quajtëm teatër qerpiçi dhe eternitesh për shumë vite, nuk është aspak e pranueshme, sepse Aurel bënë krahasime me vepra të antikitetit italian, që e bënë më mediokër shkrimin e profesorit të egërsuar dhe mllefosur ndaj Edi Ramës, deri aty sa bënë gabime qesharake që nuk i bënë asnjë injorant duke bërë krahasime me objekte dhe çshtje që nuk krahasohen, sepse nuk kanë asnjë lidhje me temën e gërmadhës që tashmë quhet Kulla e barit e SHQUP për të fjetur kafshët pas rrugës së gjatë deri kur të shembet vetë.

Aureli i rrëshkitur si shumë njerëz të kategorisë së tij flet përçart duke e barazuar me korpusin universitar korpusin e ministrive, parlamentin apo binlotekën e universitetit e tjera objekte.

Ja si e sulmon Ramën Aureli profesor:

Kryeshërbëtori ka gabuar përsëri. Ai e meriton të thosha që ka gënjyer, ka mashtruar, ka manipuluar, por po ia kursej ende fytyrën duke thënë që ka gabuar. Të cituar nga mediat, lexoj që lidhur me korpusin kulturor-historik, atë në të cilin funksionojnë sot Teatri Kombëtar dhe Teatri Eksperimental, ai i është përgjigjur një qytetari me avazin e “dopolavoros”:

“Si rikonstruktohet një godinë e bërë me tallash dhe e cila qëkur u ndërtua, u ndërtua nga ushtria italiane si kompleks i përkohshëm për argëtim pas pune!… Po kështu është kur flet njeriu për diçka që s’e di dhe s’e kupton, në vend se të flasë për ato që di dhe kupton! Përqafime”.

Nuk di në ia ka kthyer përqafimin qytetari, por di atë thënien e moçme: “Kush të lyen, kush të lan, kush avazin ty ta mban, të bën varrnë dhe të qan…”. Prandaj për interesin publik sqaroj sa vijon:

Do të ishte nëpërkëmbje të papërgjegjshmish t’i konceptosh sot si “dopolavoro” strukturat që atë e përbënin. Jo vetëm atë krah që funksiononte si “Kinema-teatrin SAVOJA” e më vonë “Kosova”, të klasifikuar në kohën e tij si “i cilësisë së parë”. Por si mund të quash “dopolavoro” fondacionin që punonte aty nën motto-n “PRO CULTURA”? Të quash “dopolavoro” atë institucion tanimë që tanimë ka mbresuar historinë e albanologjisë si “Instituti i Studimeve Shqiptare”, ku kontribuuan emra të shquar si Dhimitër Berati, Aleksandër Drenova (Asdreni), Karl Gurakuqi, Anton Harapi, Etëhem Haxhiademi, Kolë Kamsi, Sotir Kolea, Xhevat Korça, Nikollë Lako, Bernardin Palaj, Lasgush Poradeci, Odhise Paskali, Vincenc Prennushi, Ilo-Mitkë Qafëzezi, Namik Resuli, Justin Rrota, Eqrem Vlora, Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej etj.? “Dopolavoro” ta quash atë ngrehinë ku ai institucion i parë shtetëror albanologjik pati zyrat, bibliotekat dhe sallat e mbledhjeve, si dhe ku më 9 më 13 prill 1940 u mblodh “Ma i pari Kuvend i Studimevet Shqiptare”? “Dopolavoro” ta quash Institutin e Studimeve Shqiptare, të drejtuar aty nga At Anton Harapi, ku u përpunua edhe ajo platformë e re veprimtarie e njohur dhe e botuar si “Programi i ‘Seksionit Kosova’ (1944)”? Etj.

E treta: për një fat të keq të Kryeshërbëtorit, nëse pati në Tiranë, në ndërkohën e fashizmit, një “dopolavoro”, ajo ndodhej disa pak qindra metra më përtej Rrethit italo-shqiptar “SKANDERBEG”, pikërisht aty ku Kryeshërbëtori nuk do ta kishte dashur: ishte ndërtesa në të cilën funksionon sot Akademia e Arteve ose Universiteti i Arteve. A mundemi ne ta aktualizojmë sot emërtesën e dikurshme fashiste të ndërtesës në fjalë që të përligjnim prishjen e saj? Me një aktualizim si ky do t’i binte që vetë z. Kryeshërbëtor të ketë shërbyer në “dopolavoro”, duke dhënë mësim si pedagog në “dopolavoro”, si edhe të këtë kryer studimet në “dopolavoro” dhe të jetë diplomuar pikërisht në “dopolavoro”. Për të mos kujtuar që edhe ati i tij ta pakësh shkrirë mësimdhënien e jetës në po atë “dopolavoro”. Etj.

E katërta: aktualizime të tilla manipulative paralajmërojnë edhe më zi, paralajmërojnë kazmën kundër mbarë bërthamës arkitekturore dhe urbanistike të kryeqytetit të Shqipërisë, të konceptuar dhe projektuar nga emra të mëdhenj të arkitekturës italiane: Bosio, Berte’, Morpurgo, Brasini, Di Fausto etj. A t’ia vëmë kazmën ndërtesës së Universitetit të Tiranës ngaqë ajo ka qenë “La Casa del Fascio”? A t’ia vëmë kazmën, po në atë shesh, dy ndërtesave të Rektoratit dhe të Akademisë së Studimeve Albanologjike sepse aty paskësh qenë “Gioventù del Litrtorio Albanese”? Apo edhe ndërtesës ku sot funksionojnë strukturat e Kuvendit të Shqipërisë ngaqë ishte një herë e një kohë “Istituto Nazionale Fascista per l’Assicurazione degli Infortuni sul Lavoro”, madje më vonë edhe pak “Komitet Qendror” i PPSh? Dhe, më në fund, përse mos të ngrihet një kazmë e mirë mbi vetë kryet e Kryeshërbëtorit në ndërtesën ku ai mban qeverinë: sepse dikur ajo ndërtesë ka qenë “Palazzo del Lugotenenza”?

Pata paralajmëruar, këtu e një mot të shkruar, që kazma e ngritur kundër kujtesës historike të kthehet kundër vetes.

A mundet ndonjë lexues të na shpjegoi se çfarë lidhje ka ky aludim me teatrin dhe kush po i shkatërron këto instuticione që pretendon Aureli qç akoma nuk e ka kuptuar do prishet kazerma që ka uzurpuar vendin dhe emrin e Teatrit?!