Përfundojnë edhe 4 ndeshjet e mbrëmjes së sotme në raundin e parafundit të kualifikueseve për Euro 2024. Vëmendja e shqiptarëve ishte në Bazel aty ku Kosova i mori një barazim tjetër Zvicrës me golin e një prodhimi të futbollit vendas si ai i Hysenit i cili luan me Llapin.
Në grupin e dardanëve mbyllen edhe llogaritë për dy skuadrat që kualifikohen teksa Rumania mposhti më përmbysje Izraelin duke i eliminuar nga gara. Ajo që mbetet për t’u vendosur është vendi i parë ku rumunët e mbajnë me 2 pikë më shumë se Zvicra, me të cilët do të ndeshet në ndeshjen e fundit në shtëpi.
Një vitrinë golash ishte ndeshja Francë – Gjibraltar e cila përfundoi me rezultatin e thellë 14-0. Sfida tjetër mes Hollandës dhe Irlandës u mbyll me fitoren minimale të ‘Tulipanëve’ që prejnë gjithashtu biletën për Euro 2024.
Rezultatet:
Zvicër 1–1 Kosovë rezultat pak i pabesueshëm duke krijuar iden se Zvicra luan me 9 lojtarë sepse Xhaka dhe Shaqiri sikur nuk ekzistonin në fushë. Patriotiëm qeshrak apo frika e dy futbollistëve nga përballja me turmat euforike të injorantcës kosovare që ngatërrojnë sportin me politikat antikombëtare
Zvicër (4-3-3): Sommer; Comert, Akanji, Elvedi, Garcia; Zakaria, Xhaka, Freuler; Shaqiri, Okafor, Vargas
Kosova (3-4-2-1): Bekaj; Dellova, Aliti, Krasniqi; Hadergjonaj, Zyba, Berisha, Vojvoda; Bytyqi, Muslija, Rashani
Francë 14–0 Gjibraltar
Francë (4-3-3): Maignan; Clauss, Todibo, Upamecano, Theo; Griezmann, Rabiot, Zaire-Emery; Coman, Thuram, Mbappé
Gjibraltar (4-3-3): Coleing; Sergeant, R. Chipolina, Mouelhi, Santos; J. Chipolina, Pozo, De Haro; De Barr, Walker, Casciaro
Izrael 1–2 Rumani
Izrael (4-3-3): Glazer; Dasa, Vitor, Goldberg, Revivo;. Peretz, Lavi, Gloukh; Turgeman, Zahavi, Khalaili
Rumania (5-3-2): Moldovan; Ratiu, Screciu, Burca, Dragusin, Bancu; Hagi, Marin, Stanciu; Dragus, Puskas
Hollandë 1–0 Irlandë
Hollanda (3-4-3): Verbruggen; De Vrij, Van Dijk, Blind; Dumfries, Schouten, Reijnders, Hartman; Simons, Weghorst, Gakpo
Irlanda (3-5-2): Bazunu; Collins, O’Shea, Scales; Doherty, Browne, Cullen, Knight, Manning; Ferguson, Robinson