Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, njëkohësisht deputete në qarkun e Korçës, ka qenë mjaft aktive ditët e fundit në fushatën elektorale.
Ministrja pas Pogradecit ka vendosur të shkoj drejt Leskovikut, për të takuar gratë e kësaj zone, të cilat kanë marrë premtimin, i cili mesa duket do të jetë jetëndryshues për ta.
Një inkubator i zahireve, i cili do të prekë në rrënjë ekonominë kolonjare duket se është një nga punët e radhës së kryetarit të bashkisë së Kolonjës Erion Isai, i cili ka gjetur mbështetje të gjerë nga qeveria shqiptare dhe vet Xhaçka.
Më poshtë, postimi në rrjetin social Facebook të Erion Isai:
Bashkë me Olta Xhackën në një takim me gratë e Leskovikut ku zhvilluam një bisedë për transformimet ekonomike që do të marrë çdo familje në Leskovik.
Duke nisur nga inkubatori i zahireve i cili do të nxisë mirëqënien, dhe traditën e vendit vreshtat, prodhimi i të cilave do të shkojë në destilerin më të re në vend. Ekonomia zinxhir është zhvillim.
Trashëgimia kulturore faktor kyç për identitetin tonë si popull do të marrë vëmendjen e duhur, prandaj çdo zonjë e cila meret me këto artefakte do të përfitojë sigurime shoqërore shëndetësore.