Ministrja e Jashmte Olta Xhaçka ka zhvilluar takimin e radhës nga turi i takimeve në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen më 14 Maj.
Ministrja e shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Isai, i vuri theksin investimeve në zonë, të cilat kanë sjell zhvillim të jashtëzakonshëm të tuizmit të një prej zonave më të bukura të Shqipërisë.
“Në Kolonjë, bashkë me Erionin me banorë të bllokut numër 4, ku dimri i ardhshëm do të jetë me shumë më pak shpenzime për energjinë elektrike falë termoizolimit të pallateve.
Në 4 vitet e ardhshme investimet në infrastrukturë dhe rijetëzim, do të bëjnë që Kolonja të vrapojë edhe më shpejt në zhvillimin e turizmit duke iu shtuar mozaikut të ofertës turistike të një prej zonave më të bukura të Shqipërisë.”, u shpreh Xhaçka.