osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Washington Post”: Ligjvënësit e PE-së dënojnë fuqimisht dorëheqjen e opozitës

“Washington Post”: Ligjvënësit e PE-së dënojnë fuqimisht dorëheqjen e opozitës

Një grup ligjvënësish të Parlamentit Europian dënuan dje fuqimisht dorëheqjen e opozitës shqiptare nga parlamenti dhe dhunën gjatë protestave të kohëve të fundit, shkruan gazeta prestigjioze amerikane ”The Washington Post”.

Delegacioni i Parlamentit Europian, i cili vizitoi Shqipërinë, gjithashtu i bëri thirrje shumicës qeverisëse të fillonte bisedimet me opozitën për të zgjidhur krizën politike.

“Bojkotimi i përfaqësimit të popullit në parlament është një sinjal shumë i keq. Kjo do të minojë kredibilitetin e shtetit dhe të kombit në tërësi”, tha Tunne Kelam nga Estonia, kreu i delegacionit.

Shqipërisë, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, iu dha statusi i kandidatit të BE në vitin 2014, ndërkohë që ajo shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit në qershor.

Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike, e qendrës së djathtë, pretendon se qeveria e majtë e kryeministrit Edi Rama është e korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar.

Ata duan që një administratë kujdestare për të zhvilluar zgjedhjet e parakohshme.

“Edhe nëse opozita ka plotësisht e drejtë për akuzat, bojkotimi i parlamentit nuk do t’i zgjidhë problemet e tyre”, tha Knut Fleckenstein, anëtari gjerman i delegacionit.

Duke udhëtuar në një qytet verior, drejtuesi i demokratëve, Lulzim Basha, nuk dukej i gatshëm që t’u kushtonte vëmendje thirrjeve të delegacionit.

Ai tha se opozita do të “ndërthurte protestat me mosbindje civile dhe me të gjitha aktet e tjera të revoltës dhe zemërimit civil”.

Protestat e opozitës në dy javët e fundit u shndërruan në të dhunshme, me përkrahësit që sulmuan policinë, që u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Disa protestues dhe policë u plagosën. Delegacioni i BE do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut, e cila gjithashtu po kërkon të nisë negociatat e anëtarësimit këtë vit.