osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vuloset divorci mes PD dhe LSI, pas injorimit që iu bë në Këshillin Kombëtar partisë së presidentit: “Non grata” i ardhshëm Vasili nis sulmet si revolucionarë i “cofun”

Vuloset divorci mes PD dhe LSI, pas injorimit që iu bë në Këshillin Kombëtar partisë së presidentit: “Non grata” i ardhshëm Vasili nis sulmet  si revolucionarë i “cofun”

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se kanë vulosur ndarjen mes tyre. Zgjedhjet e 25 prillit duket se ishin ato që kanë krisur marrëdhëniet mes Partisë Demokratike dhe LSI.

Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike që u bë dy ditë më parë dhe u mbajt në Pallatin e Kongreseve, nga ku u miratuan edhe 11 propozimet e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për ndryshime në statut, Lëvizja Socialiste për Integrim partia me të cilën Partia Demokratike bëri marrëveshjen e koalicionit paszgjedhore në zgjedhjet e 25 prillit nuk u përmend askund. Kjo tregon një distancim të Partisë Demokratike nga partia e presidentit Meta.

Nga ana tjetër, ka qenë nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ai, i cili dje me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka nisur sulmet dhe thumbat, madje jep edhe sugjerime për Bashën. Ai u shpreh se, asnjë kauzë nuk duhet që të lihet në mes por të mbrohen deri në fund.

Sipas tij, këto janë tre drejtimet që duhet që të jenë synimi i çdo partie në vend dhe jo interesat e veta. “Populli, morali dhe kauzat janë rrugët e vetme të fitores. Kauzat e paprekura apo me keq të lëna në mes janë shërbimi më i madh që mund t’i bëhet rilindjes.

Kauzat që mbrohen deri në fund, pa parë ditë e natë dhe të mbështetura nga të gjithë shtresat e popullit e vënë rilindjen përpara një beteje absolutisht të humbur për të sepse mbrojtja e trafikantëve dhe të inkriminuarve prej saj janë të gjitha së bashku antikauza rilindase e destinuar të asgjësohet.

Këto tre drejtime janë rruga e sigurt e ?tores dhe shpëtimit të Shqipërisë nga kthetrat më të zeza që janë ngulur në trupin e saj. Këto janë tre rrugët, që duhet të udhëheqin veprimin e çdo partie në Shqipëri, që ka interes primar dhe të vetëm vendin dhe jo interesat e saj të ngushta e meskine.

Çdo filozofim tjetër partiako-politik jashtë këtyre tre drejtimeve është zgjatje e pushtetit të rilindjes dhe ?irtim amoral me të”, tha ai. Vasili vijon akuzat Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u shpreh se populli, morali po ashtu edhe kauzat një ditë duhet që të triumfojnë. Ai, vijoi më tej duke thënë se ata që nuk do t’u bashkohen këtyre populli nuk do t’i mbështes më.

“Populli, morali dhe kauzat do të triumfojnë pa asnjë diskutim, kush vonohet tu bashkohet atyre thjesht do të vetëzhvlerësohet e përjashtohet nga vullneti gjigand i shqiptarëve për ndryshim dhe jetë më të mirë. Kapja e shtetit nga pushteti, kapja e drejtësisë nga pushteti, kapja e qeverisjes lokale nga pushteti janë metastazat e kancerit të autokracisë në Shqipëri.

Një pushtet i paaftë, por mafioz dhe i paskrupullt në shitjen e çdo interesi publik përfshirë dhe kufijtë e vendit ka sjellë një rënim ekonomik, social dhe politik që çon drejt një asfiksimi të pashmangshëm të të gjithë shoqërisë”, deklaroi Vasili.