Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i tha Euroneës se Serbia duhej të kujdesej për veten e saj kur bëhej fjalë për vaksinat kundër virusit COVID, një vend që i është faur vaksinës ruse dhe asaj kineze.
Kjo ka bërë që Serbia të jetë lider në Evropë në numrin e vaksinuarve.
Siç gjithë Ballkani perëndimor, as Serbia s’ka marrë gjë nga Brukseli në përpjekjet për të vaksinuar popullatën.
“Unë nuk po kritikoj askënd, por na duhej të kujdeseshim për veten tonë,” tha Vuçiç.
“Të gjitha vaksinat janë shumë të sigurta, Disa nga lindja janë më të sigurta se ato nga Perëndimi, por të gjitha janë të shkëlqyera,” tha Vuçiç për Euronews.
Presidenti serb tha se një prej vaksinave ndoshta i shpëtoi jetën nënës së tij të shtruar në spital, pasi ajo filloi zhvillimin e antitrupave 9 ditë pas vaksinimit.
Vuçiç u përmbajt nga kritikat ndaj Unionit. “Ne nuk ndihemi të lënë pas nga BE dhe nuk do të komentoj asgjë sepse Serbia është në rrugën e saj për në BE. Ne vlerësojmë rolin e Oliver Varhely, komisionerëve të tjerë dhe Ursula von der Leyen,” tha ai.
Ai vuri në dukje se ishte e qartë se vendet do të përballeshin me një mungesë vaksinash sepse e njëjta gjë ndodhi me respiratorët një vit më parë, duke shtuar se Serbia ishte e gatshme të dhuronte vaksina në Maqedoninë veriore dhe fqinjët e tjerë, duke theksuar “se ata duhet të vaksinohen si ne”.