Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndau me ndjekësit në “Instagram” momente nga takimi me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev për nismën “Ballkani i Hapur”.
Tre liderët kanë në dorë nga një gotë verë, ndërsa bisedojnë të shtendosur.
“Përparimi kërkon paqe, stabilitet, kufij të hapur dhe një vizion për të ardhmen. A ka të ardhme “Ballkani i Hapur”?
Jam i sigurt se ka. Ju nuk mund t’i ndaloni njerëzit që duan të punojnë së bashku pa pengesa, të luftojnë për të gjitha parimet mbi të cilat bazohet BE -ja, siç është lëvizja e lirë e mallrave, shërbimet, kapitali dhe njerëzit”, shkruan Vuçiç, krahas videos.