Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të zhduken.
Vuçiç u shpreh se shqiptarët janë bashkuar dhe do të përpiqen të bindin të gjithë ndërkombëtarët që t’i mbështesin.
“Është e qartë për mua se ata do të ndërtojnë planin e tyre, kur edhe do të fshijnë kufijtë në fund të marsit. Shqiptarët janë bashkuar dhe do të përpiqen të bindin të gjithë ndërkombëtarët që t’i mbështesin,”- tha Vuçiç në një deklaratë për shtyp.
Deklarata e kryeministrit Haradinaj është komentuar edhe nga ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin.
“Heqja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe se vendet që e kanë njohur Kosovën tani mund të heqin dorë nga “frika” se do të krijohet Shqipëri e Madhe. Ata nuk do ta kuptojnë të keqen që po u bëjnë vetes.”