osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vuçiç e Pendarovski njoftuan kur do hapen me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut! Vetëm Ilir Meta s’ka folur me Macron për negociatat në Paris

Vuçiç e Pendarovski njoftuan kur do hapen me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut! Vetëm Ilir Meta s’ka folur me Macron për negociatat në Paris

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është në një vizitë në Francë, me rastin e Forumit për Paqen që organizohet në Paris.

Kreu i shtetit shqiptar bën me dije se ka takuar presidentin francez Emmanuele Macron, madje ka publikuar në rrjetin social dhe videon e pritjes zyrtare që i është bërë në Paris.

“Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen!

Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane!”- shkruan Meta ne postimin qe ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetin social.

Kaq ka thënë presidenti ynë Ilir Meta, ndërkohë që shqiptarët ishin në pritje të ndonjë haberi të mirë në lidhje me ndonjë sinjal për kohën e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.

Por gjatë gjithë ditës pritja ka qënë me të vërtetë e kotë, pasi në media kanë qarkulluar takimet e Metës me presidenten austriake Brigitte Bierlein dhe me Presidentin e Komitetit Europian Ekonomik dhe Social, Luca Jahier.

Asnjë fjalë në lidhje me atë çka u bisedua, qoftë dhe në vija të trasha me presidentin francez Macron, njeriu i cili me voton e tij bëri që negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE të mos hapeshin më 18 tetor të këtij viti.

Atë që nuk e bëri gjatë gjithë ditës Ilir Meta, e kanë bërë presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe ai i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, të cilët menjëherë pas takimit me Macron kanë deklaruar se negociatat për të dyja vendet do të hapen në maj të vitit të ardhshëm.

Nuk do donim të mendonim që Meta qëndron sërish në “koordinatat” e tij se Shqipëria nuk është ende gati për të hapur negociatat me BE, pasi qeveria duhet të realizojë të gjitha kushtet e vëna nga Gjermania.(TemA)