Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sot se politika e tij për rikthimin e Kosovës në tavolinën e bisedimeve është mposhtur.
“Politika ime që Serbia të mbajë shumë gjëra në Kosovë është mposhtur. Këto politika nuk fituan, sepse Serbia preferon që të qajë mbi disa gjëra të cilat janë humbur, më shumë se sa të luftojnë që të marrin diçka në këmbim të saj. Krejt çka kemi mundur të marrim është hedhur dhe humbur, gjë që cënoi çdo përpjekje për implementimin e kësaj politike”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiç tutje tha se është i frikësuar se Serbia nuk do të ketë shansë tjetër në këtë drejtim, mirëpo se do të vazhdojë të luftojë pavarësisht kësaj.
“Jam i frikësuar se nuk do të kemi shansë tjetër, mirëpo ne do të vazhdojmë të luftojmë për njerëzit tanë në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq, përcjell lajmi.net.
Vuçiç vazhdimisht i ka akuzuar liderët opozitarë në Serbi, se me dërgimin e Pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, është vendosur vula në zarfin e njohjes nga shteti serb.