Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Hot i Ri në Shkodër ku për pasojë ka vdekur në vendngjarje 33-vjeçari, Valter Fjerza.
Sipas policisë Shkodër, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta. Shkak dyshohet të këtë qenë një konflikt i çastit në lokalin e fshatit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri, në rrugën pranë Kishës. 33-vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij, nga familjarët të cilët kanë njoftuar policinë.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar më tepër rreth kësaj ngjarjeje.
Burime për gazetarin e Report Tv Ergys Kavaja bëjnë me dije se shkak i vrasjes së 33-vjeçarit Valter Fjerza në Hot të Ri të Shkodrës dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit në lokalin e fshatit. Nga pamjet e para nga vendi i ngjarjes shihen se forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën.