osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vrasjet në Shkodër: “RENEA” sekuestron 4 makina të blinduara të familjeve Lici dhe Bajri, disa të shoqëruar (Video+Foto)

Vrasjet në Shkodër: “RENEA” sekuestron 4 makina të blinduara të familjeve Lici dhe Bajri, disa të shoqëruar (Video+Foto)

Njësia Speciale RENEA vijon kontrollet në lagjet Dobraç dhe Kiras të Shkodrës. Snajpera, efektivë të shumtë dhe makina të blinduara ndodhen në këto dy lagje për të bërë kontrolle pas vrasjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Shkodër.

Në vijim të aksionit të RENEA-s janë sekuestruar katër automjete luksoze të blinduara. Makinat e blinduara janë në përdorim të familjeve Lici dhe Bajri. Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, katër automjetet e sekuestruara janë ‘Benz Rexhina’, ‘BMW Seria 7’, në pronësi të Licajve dhe dy ‘Audi’ luksoze të familjes Bajri.

Këto kontrotolle janë konkretizuar me shoqërimin e disa personave dhe sekuestrimin e makinave të blinduara të Bajrave dhe të të afërmëve të Fatbardh Licit, i cili u vra në një atentat në muajin gusht. Automjetet luksoze, siç duket edhe në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Report TV, janë vendosur në Policinë e Shkodrës.

Report Tv meson se janë shoqëruar disa persona, por s’ka të dhëna nëse mes tyre janë edhe autorët e vrasjeve të fundit në Shkodër. Policia e Shkodrës ende nuk ka dhënë informacione zyrtare për makinat luksoze të blindura dhe numrin e saktë të të shoqëruarave, por burime të Report TV bëjnë me dije se RENEA ka hyrë në disa prej banesave të familjes Bajraj në Shkodër, por edhe në shtëpi të tjerë, ku më parë uniformat blu as nuk ishin afruar.

RENEA është futur në lagjen Dobraç, aty ku banon fisi i Bajrave. Po ashtu kontrollet janë bërë edhe në lagjen Kiras, ku banojnë anëtarët e familjes Lici. Fakti që RENEA me automjete të blinduara kishte shkuar në Shkodër, ka bërë që asnjë prej anëtarëve të këtyre familjeve të mos lëvizin në qytet me automjete të blinduara dhe sekuestrimi i tyre është bërë në oborre ose garazhe.

VIDEO/Lidhje direkte nga Shkodra

Gjatë ditëve të fundit policia ka zhvilluar një sërë kontrollesh në Elbasan, Lezhë, Tiranë e Durrës. Kontrollet e shumta vijnë pas vrasjes ditën e shtunë të biznesmenit në Shkodër, Arjan Ferracaku.

Në 2 dy muaj në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje, ndërkohë që dy persona janë shpallur të zhdukur prej mëse dy javësh. Ende asnjëra nga vrasjet e Shkodrës nuk është zbardhur nga policia.

Pak kohë më parë, media belge “La Dernier Heure” i dedikoi një shkrim të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare Safet Bajrit, i cili sipas raportimeve endet i lirë në Shkodër edhe pse është i dënuar me vendim të formës së prerë nga drejtësia belge me 9 vite burg. Ai është akuzuar shpeshherë për lidhje me deputetë të qeverisë dhe të opozitës, gjë që e ka ndihmuar të jetë i padukshëm në qytet, megjithëse asgjë nuk është zbardhur plotësisht.

Nga ana tjetër, familja Lici, është e përfshirë në disa ngjarje kriminale që kanë rezultuar edhe në marrje jete të anëtarëve që mbajnë të njëjtin mbiemër. Familja Lici eshtë përfshirë në një histori gjakmarrje, për një kalvar vrasjesh të ndodhura disa vite më parë.

 Reparti i Forcave Speciale RENEA dhe FNSH vijojnë aksionin në dy lagjet problematike të Shkodrës, Dobraç dhe Kiras pas ngjarjeve të fundit kriminale me disa të vrarë. Në vijim të aksionit, janë sekuestruar automjete luksoze të blinduara si dhe janë shoqëruar disa persona, të dyshuar se kanë lidhje me ngjarjet e fundit. Automjete te sekuestruara janë në përdorim të familjeve Lici dhe Bajraj.

Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, katër automjetet e sekuestruara janë ‘Benz Rexhina’, ‘BMW Seria 7’, në pronësi të Licajve dhe dy ‘Audi’ luksoze të Bajrajve. Policia vijon prej tre ditësh kontrolle të rrepta në lagjet e Shkodrës pas vrasjes mafioze të biznesmenit 30-vjeçar, Arjan Ferracaku. Ndërsa edhe më herët kanë ndodhur disa atentate që kanë tronditur kryeqendrën e veriut, siç është ekzekutimi i ish-policit Boran Berçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci apo dhe i kunatit të Lul Kullës, Fatbardh Lici.