Artan Hoxha ka komentuar arrestimet e bëra në Nikël.
Hoxha është shprehur se në Nikël situata ka qenë shumë e rëndë prej vitesh, pasi varrezat e fshatit janë tejmbushur me burra, që rrallë herë kanë pasur vdekje natyrale.
Më tej Hoxha ka bërë me dije se arsyeja e fikjes së dritave në Nikël, para se policia të ndërhynte është bërë për shkak se shumica e banesave në fshat kanë sistem kamerash sigurie dhe kjo mund të ndikonte në nuhajtjen aksionit nga të arrestuarit.
“Më bën habi se si nga gjithë ai kontroll kanë mundur të gjejnë vetëm një armë. Operacioni ka zgjatur rreth 4 orë, apo 4 orë e gjysmë. Është e tmerrshme të shohësh se një kodër në Nikël është e tejmbushur me burra të vrarë. Shumë pak raste janë me vdekje natyrale të gjithë të tjerët janë të vrarë për larje hesapesh, hasmëri.
Janë fikur dritat sepse shumica e shtëpive kanë kamera sigurie dhe për të mos i dhënë mundësi atyre që të pikasin gjë, janë fikur dritat”,- u shpreh Hoxha. /Ekskluzive.al