Në librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017” të Roland Qafokut listohen edhe 10 fakte për vrasjen e Avni Rustemit, por edhe 10 mistere që e shoqërojnë atë.
10 fakte
- Avni Rustemi është i pari deputet i Parlamentit shqiptar që u vra ndërsa ushtronte mandatin
- Të dhënat janë se autori i vrasjes, Isuf Reçi, ishte shtyrë nga Osman Bali për të kryer vrasjen e Avni Rustemit në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Esad Pashë Toptanit
- Isuf Reçi kishte qenë dikur një nga shërbëtorët e Esad Pashë Toptanit dhe më pas kishte marrë një mulli në të cilin punonte për të mbajtur familjen
- Vdekja Avni Rustemit i është shkaktuar nga një plumb i vetëm i cili i shkaktoi gjakderdhje, ndërsa plumbi i dytë nuk i shkaktoi ndonjë pasojë
- Zemra i’u nxor nga trupi dhe u ruajt për shumë vite e balsamosur në një farmaci të Vlorës
- Për gjashtë ditë në Tiranë u kryen homazhe në nder të Avni Rustemit dhe u mbajtën fjalime nga deputetë të opozitës, të cilët akuzonin Ahmet Zogun si ideator të kësaj vrasjeje.
- Pasi trupi u dërgua në Vlorë, atje u kryen edhe tri ditë të tjera homazhe për ta varrosur më pas pranë varrit të Ismail Qemalit
- Sipas kujtimeve të Mustafa Krujës, autori i vrasjes, Isuf Reçi, kishte dashur të vriste më parë Ahmet Zogun, por kishte ndërruar mendim
9.Vrasja e Avni Rustemit ishte shkëndija që ndezi Lëvizjen e Qershorit, ose atë që historiografia komuniste e quajti revolucioni demokratiko-borgjez, por që në fakt ishte kryengritje me armë për marrjen e pushtetit
- Pas më shumë se 45 vjetësh, më 22 nëntor 1969, me dekret të Presidumit të Kuvendit Popullor Numër 4600 dt.22 nëntor 1969, Avni Rustemi u dekorua me titulliun e lartë “Hero i Popullit”
10 mistere
- Nga cilët ruhej Avni Rustemi meqenëse dy persona e ruanin në çdo lëvizje të tij?
- Përse Myfit Libohova u largua jashtë Shqipërisë pas vrasjes së Avni Rustemit?
- Si ka mundësi që ditën e vrasjes dy truprojat e Avni Rustemit ishin në Durrës dhe ai lëvizte i vetëm në Tiranë?
- Përse Avni Rustemi u qëllua për vdekje pikërisht ditën që do të paraqitej në ambasadën amerikane për të marrë vizë, sepse do të takonte diasporën?
- A ka gisht vetë opozita e asaj kohe në këtë vrasje që i shërbeu politikisht për të shpërthyer revolucionin?
- Sa kanë pasur gisht shërbimet sekrete të huaja në vrasjen e Avni Rustemit?
- A ka lidhje vrasja e Avni Rustemit me atentatin që Beqir Valteri i bëri Ahmet Zogut në Parlament, për të cilin tregoi se e kishte shtyrë Avni Rustemi?
8.Përse varrimi i Avni Rustemit u bë në Vlorë dhe jo në vendlindjen e tij Libohovë e as në Tiranë ku ai ushtronte aktivitetin si politikan?
- Çfarë kuptimi ka që 3 vjet pas vrasjes, Ahmet Zogu i lidhi pension nga fondi sekret i Ministrisë së Brendshme Neim Rustemit, babait të Avni Rustemit, dhe përse pensioni ndaj të atit të Rustemit ishte i fshehtë dhe jo publik?
- Përse Neim Rustemi që kishte akuzuar publikisht direkt ministrin Mufit Libohova e pranoi këtë./Panorama