Një foshnje palestineze vdiq si pasojë e thithjes së gazit lotues gjatë përplasjeve në kufirin ndërmjet Izraelit dhe Gazës, bëri të ditur sot ministria palestineze e shëndetësisë.
Vajza tetë-muajshe Leila al-Ghandour u helmua nga gazi në lindje të Gazës gjatë protestave të mëdha të së hënës, gjatë të cilave ministria e shëndetësisë tha se u vranë 58 palestinezë, shumica e tyre nga qitja e pushkëve me dylbi.
Nuk dihet se sa pranë rrjetës së hekurt në kufi ndodheshin Ghandour dhe familja e saj.
Janë ngritur të paktën pesë baza protestash që prej 30 marsit, shumica e tyre në zonat kufitare.
Protestat e të hënës ishin kundër hapjes së ambasadës amerikane në Izrael në qytetin e Jeruzalemit, çka i ka zemëruar palestinezët të cilët e konsiderojnë pjesën lindore të qytetit si kryeqytetin e tyre.
Dhjetëra mijëra palestinezë u afruan pranë rrjetës kufitare, ku disa prej tyre tentuan ta çajnë.
Forcat izraelite në kufi përdorën gaz lotsjellës dhe qëlluan me snajper ndja turmave.
Mësohet se spitalet palestineze u gjendën përballë një akosi, ku gjaku vërshonte lkumë, ndërkohë që morgjet u mbushën me të vdekur. “Spitalet vijnë era gjak, ka gjak kudo” – tha Maram Humaid, një gazetar që raportonte nga spitali Indonesia në veri të Gazas. “Të plagosurit po qëndrojnë përdhe, nuk ka më shtretër ku mund të qëndrojnë. Ambulancat nuk po rreshtin së sjelluri njerëz”.