Vrasja e një shqiptari në 21 shtator të vitit 2012 në Greqi është zbardhur sot nga policia greke. Sipas mediave në vend, vrasja është bërë nga shtetas me orgjinë shqiptare dhe janë në burg.Po të njëjtat burime thonë se shqiptari i arestuar është Dhimitër Meçi, i njohur si “Dhimos”.
Policia greke deklaron më tej se vrasja është bërë në bashkëpunim dhe ka arrestuar një grek si bashkëpunëtor. 29-vjeçari shqiptar u gjet i vdekur në vendin e shoferit, plagë të shkaktuara me armë zjarri, njoftoi në një deklaratë zyrtare policia greke. Siç u zbulua nga hetimet, makinës ku iu gjet viktima iu afrua një motoçikletë me dy persona. Këmbëzën e shkrepi pasagjeri i motoçikletës pa zbritur nga mjeti. Në pranga është vënë edhe një tjetër person, me kombësi greke dhe moshë 28-vjeç, si bashkëpunëtor në vrasje.