Autoritetet në Greqi vijojnë hetimet për të zbuluar vrasjen e tifozit 29 vjeçar në Athinë pasi një tifoz 29-vjeçar grek u ther me thikë për vdekje pranë stadiumit të AEK-ut të Athinës.
Mediat greke shkruajnë se një shqiptar është mes 5 të dyshuarve kryesorë për vrasjen. Ndërkohë 4 të tjerët janë një kroat dhe 3 grekë.
Gjatë arrestimit, shqiptarit dhe kroatit iu gjetën thika me gjak, dy nga grekët e dyshuar janë huliganë të një tifogrupi, të arrestuar edhe më parë, dhe me precedentë të rëndë kriminalë.