Ornela Morgan, shqiptarja 43 vjeçare që u vra nga bashkëshorti në SHBA së bashku dy djemtë e saj Gabriel, 12 vjeç dhe Liam 10 vjeç do të varrosen të premten më Massachusetts.
Shqiptarja dhe 2 djemtë e saj u gjetën të vdekur në 30 dhjetor në shtëpinë e tyre në New York. Bashkëshorti i Ornelës, Watson Morgan, 49 vjeç, rreshter policie, ishte autori i ngjarjes së rëndë ku vrau gruan dhe dy fëmijët e më pas i dha fund edhe jetës së tij.
Mediat e huaja shkruajnë se pasditen e sotme (11 janar), u mbajtën homazhe në Kishën e Shën Françeskut në nder të nënës shqiptare dhe 2 fëmijëve të saj, ndërsa të nesërmen do t’i jepet lamtumira e fundit.
Prindërit e 43 vjeçares, të cilët jetojnë në Korçë kanë refuzuar të japin detaje për ngjarjen për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.