osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Vrasja e Majollarit nga “hasmi” në Tiranë, mediat suedeze: Ne e dëbuam… ai u vra!

Vrasja e Majollarit nga “hasmi” në Tiranë, mediat suedeze: Ne e dëbuam… ai u vra!

Mediat suedeze kanë shkruar për 28-vjeçarin Mario Majollari, i cili vetëm tre vite më parë kishte kërkuar azil në këtë shtet por i ishte refuzuar.

“Shqiptari u dëbua pavarësisht kërcënimit me vdekje, u vra”, është titulli i medias suedeze svt.se.

“Një 28 vjeçar u dëbua në Shqipëri pavarësisht pranimit të një kërcënimi me vdekje pas një sulmi për hakmarrje. Dje ai u qëllua për vdekje në rrugë të hapur. “Ai tha gjatë gjithë kohës që nëse do ta kapnin, ai do të vritej”, tha Anders Hedqvist, i cili ishte menaxhuesi i vendndodhjes së strehimit të azilit, ku 28-vjeçari qëndroi gjatë kërkesës për azil.

Në maj të 2014 Mario kishte aplikuar për leje qëndrimi në Suedi, por nuk iu pranua, pavarësisht se ai kishte rrëfyer historinë e familjes së tij dhe frikën e hakmarrjes.

Në gusht 2015, Bordi i Migracionit në Suedi nuk e kishte pranuar kërkesën. Media suedeze shkruan se 28-vjeçari apeloi dhe mori refuzimin e mëtejshëm të së drejtës administrative në Gothenburg, dy ditë para prag të Krishtlindjeve në të njëjtin vit. 28-vjeçari kërkoi një gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit, por nuk e mori atë dhe u kthye në Shqipëri në pranverën e vitit 2016.

“Ai u njoftua kur mori refuzimin. Tha se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri, duhet të gjejë diku tjetër për të jetuar”, thotë Anders Hedqvist, i cili shton se disa ditë më parë kishte kontaktuar me të.

Gjatë kohës së tij në Suedi, 28-vjeçari jetonte në strehimin e azilkërkuesve Hotell Mälarblick në Strängnäs. Anders Hedqvist, menaxher i vendstrehimit e ndihmoi me punë të ndryshme gjatë viteve që ai kishte kaluar atje.

“Kishim kontakte me njëri-tjetrin disa ditë më parë nëpërmjet Facebook-ut, dhe pyeta se si është situata dhe çfarë? Më pas dëgjova dje nga një tjetër njohje e përbashkët atë që kishte ndodhur”, thotë Anders Hedqvist.