Një 55-vjeçare u gjet pa shenja jete ditën e enjte, në banesën e saj në një rrugë të qytetit të Patras, në Greqi.
Por mënyra e ekzekutimit ka ngritur shumë pikëpyetjet për hetuesit, të cilën po e cilësojnë si nga ngjarjet më të mistershme të kohëve të fundit.
Mjekja e mbërritur në vendngjarje, ka konstatuar se gruaja kishte 4 dëmtime në kokë, konkretisht tre plagë në pjesën ballore si dhe një në lëkurën e kokës.
Nga të dhënat mjeko-ligjore raportohet se vdekja e saj ka ndodhur 24 orë para se të gjendej trupi.
Mediat greke shkruajnë se hetimet janë të ndara në dy drejtime.
Ajo që e shton misterin është fakti se disa vite më parë në rrethana të ngjashme dhe pothuajse me të njëjtat plagë u gjet e vdekur edhe motra e saj 55-vjeçare.
Pista e parë është tek një person i afërt i familjes i cili mund t’i ketë njohur nga afër të dyja motrat.
Pista e dytë ka të bëjë me dhënien e një banese me qira.
Gruaja kishte një shtëpi që donte ta jepte me qira dhe për rrjedhojë takohej me persona të ndryshëm, policia do të hetojë nëse pas vrasjes së saj qëndron një qiramarrës i mundshëm.