osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vrasja e Azem Hajdarit, ekstradimi i Izet Haxhisë në dorë të ministrit turk të drejtësisë (Video)

Izet Haxhia nuk do ekstradohet nesër në mbrëmje në Shqipëri, ndryshe nga sa raportuan mediat më herët. Mbi ish-truprojën e Berishës rëndon dënimi me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit.

Avokati i Haxhisë, Fran Dashi i qëndron deklaratave të mëparshme për nisjen e procedurave për ekstradimin e Haxhisë, i cili ka kërkuar që të vijë në Shqipëri dhe do të kërkojë rihapjen e procesit Hajdari, por nuk bëhet e ditur konkretisht se kur Izet Haxhia do prekë tokën shqiptare. Në intervista të mëparshme Izet Haxhia ka deklaruar se ka prova të forta që implikojnë personazhe të rëndësishëm në vrasjen e Azem Hajdarit mes tyre dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Më herët Haxhia ka kërkuar garanci nga autoritetet shqiptare për zhvillimin e një procesi të drejtë dhe të rregullt gjyqësor. Izet Haxhia prej dy javësh qëndron në polici dhe nëpërmjet rrjetit Facebook ai njoftoi se po vetëdorëzohej në polici për t’u ekstraduar në atdhe.

Më pas ishte e dashura e tij që konfirmoi se Izet Haxhia ndodhej në qeli deri në pritje të një vendimi nëse do të ekstradohej. Në këtë status të fundit në Facebook, e dashura e Haxhisë shprehej se ai do të përballej me kuçedra për të hedhur dritë mbi të vërtetat që deri më tani janë fshehur.

Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kerkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha për ta sjellë në atdhe ku të përballej me akuzat e bashkëpunëtorit në vrasjen e Azem Hajdarit.

Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë. Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në rihapjen e dosjes ‘Hajdari’, pasi Izet Haxhia është shprehur vazhdimisht se ka prova që fajësojnë ish-kryeministrin Sali Berisha si pjesë e skenarit që çoi në ekzekutimin e Azem Hajdarit pak metra larg selisë blu.

17:09
Dëshmitari kyç në vrasjen e Azem Hajdarit/Kush trembet nga ekstradimi i Izet Haxhisë?

Njeriu kyç që mund të hedhë dritë mbi vrasjen e Azem Hajdarit 20 vite më parë, Izet Haxhia, pritet të ekstradohet në Shqipëri, për t’u përballur me akuzat e drejtësisë shqiptare ndaj tij.Ekstradimi i Izet Haxhisë pritet të çojë në rihapjen e dosjes për vrasjen e bujshme, atë të Azem Hajdarit në 12 shtator 1998, lider i Lëvizjes së Dhjetorit ’90 dhe një prej personazheve më me influencë brenda të djathtës në atë kohë.

Por ky nuk është një lajm i mirë për ato segmente të politikës shqiptare të cilët kanë dashur kyçjen e çështjes “Hajdari” me qëllim që autorët e vërtetë ose bashkëpunëtorët realë të cilët donin eliminimin politik dhe fizik të ish-liderit të lëvizjes antikomuniste, të mos zbulohen kurrë.

Ish-truproja dhe një nga njerëzit më të ngushtë të Sali Berishës kur ky i fundit ishte president i Republikës, 1992-1997, akuzohet si bashkëpunëtor në këtë vrasje. Akuzë për të cilën ai është dënuar me 25 vite burg nga drejtësia shqiptare.

Haxhia është akuzuar edhe nga ish-eprori i tij, Sali Berisha, si njeriu që bashkë me Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmani ekzekutuan Azem Hajdarin pranë selisë së Partisë Demokratike.

Por nga ana tjetër, Izet Haxhia ka një variant të tij. Ai ka hedhur akuza direkte mbi Sali Berishën për vrasjen e Hajdarit, duke hedhur pikëpyetje mbi njeriun që nxori ish-nënkryetarin e PD në pritë i cili do të vritej nga Haklaj. Haxhia akuzon Berishën se fshihet pikërisht ai pas këtij skenari. Sipas Haxhisë, Hajdari i rrezikonte karrigen Berishës dhe për këtë qëllim ish-kryeministri nuk donte një sfidant të fortë në parti.

Kjo tezë e Izet Haxhisë pritet t’i shtohet dosjes voluminoze të “vrasjes së shekullit” nëse çështja do rihapet. Përsa kohë kemi një dënim prej 25 vitesh burg për Izet Haxhinë, rigjykimi dhe hapja e dosjeve është pikësëpari e mundur, pasi një gjë e tillë parashikohet në kushtet e ekstradimit, ku kërkohet që të dënuarit t’i garantohet në proces i drejtë dhe i paanshëm.

Neni 450 i Kodit të Procedurës Penale, pika ‘dh’ e tij parashikon që vendimi rishikohet kur ekstradimi i të dënuarit të gjykuar në mungesë jepet me kushtin e shprehur të rigjykimit të çështjes. Në këtë rast, kërkesa për rishikim mund të paraqitet brenda tridhjetë ditëve nga data kur personi është ekstraduar.

Insistimi i Izet Haxhisë për rigjykim duket se është shpërblyer nga drejtësia turke të cilët nesër në mbrëmje pritet t’ia dorëzojnë atë autoriteteve shqiptare. Ndërsa detyra e drejtësisë shqiptare është dhe mbetet të bëjë drejtësi sipas ligjit./Shqiptarja.com