osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohen në Londër porositësi Edmond Haxhia dhe 2 bashkëpunëtorët anglezë! Drejt arrestimit dhe bashkëpunëtorja femër

Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohen në Londër porositësi Edmond Haxhia dhe 2 bashkëpunëtorët anglezë! Drejt arrestimit dhe bashkëpunëtorja femër

10 ditë u ka zgjatur arratia grupit kriminal me në krye Edmond Haxhisës, që ekzekutuan pasditen e 19 prillit, biznesmenin në Shëngjin, Ardian NIKULAJ. Është arrestuar në Britani të Madhe, Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 2 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan dhe Steven Hunt, , 35 dhe 49 vjeç.

Për këtë ngjarje, vijon të jetë në kërkim ekzekutori, portugez Ruben Saraiva dhe 2 anglezët, Harry Simson dhe Harriet Bridgeman. Kjo e fundit, sipas burimeve pranë Policisë së Shtetit është lokalizuar po ashtu në Britani të Madhe dhe brenda pak orësh pritet të arrestohet.

Nga informacionet paraprake mësohet se arrestimi i tyre është bërë në Londër, ku ishin arratisur menjëherë pas ngjarjes. Të tre ishin fshehur në një perimetër shumë të afërt me njeri tjetrin të një lagjeje në Londër, në momentin kur iu janë vënë prangat.

Mësohet se janë lokalizuar nga autoritetet tona dhe më pas kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve britanike, të cilët kanë bashkëpunuar duke bërë të mundur arrestimin e tyre. Dyshimet janë që komunikimet në celular me njëri-tjetrin t’i kenë nxjerrë zbuluar. Tashmë pas arrestimit, pritet të jepet masa e sigurisë në Londër dhe më pas i hapet rruga nisjes së procedurave të ekstradimit drejt vendit tonë.

Saraiva dhe një prej anglezëve kanë lanë Shqipërinë menjëherë pas ngjarjes përmes pikës kufitare të Kapshticës dhe kaluan në Greqi dhe nuk dihet nëse vijojnë akoma të jenë në vendin fqinj, apo kanë mundur të lëvizin që andej. Në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Portugezi aktualisht nuk figuron të ketë hyrë në Britani, por autoritetet e këtij vendi kanë informuar autoritetet tona se njihet si person me aktivitet të theksuar kriminal, sidomos në trafikun e drogës.

Referuar deklaratës zyrtare të bërë më herët nga kryepolici, Muhamet Rrumbullaku, ngjarja ka ardhur për motive gjakmarrjeje, e dyshimet shtohen më shumë se ky është shkaku për faktin se porositësi Edmond Haxhia është kushëri i Lekstakajve, fisi me të cilën biznesmeni ishte në hasmëri. Nikulaj ishte në hasmëri me familjen Lekstakaj që prej vitit 1996, e ndërsa nga palët nuk ka pasur asnjë tentativë për t’u pajtuar.

Rolet e anëtarëve të grupit kriminal

Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit. I pari mbërriti më 14 shkurt, portugezi Saravia, që në zonën e Lezhës u shfaq si turist.

Ai ka qëndruar në shtëpinë e Haxhisë, në Kakarriq. Britanikët, mes të cilëve, çifti Harry Simson dhe Harriet Bridgeman, kanë ardhur njëri pas tjetrit në kohë të ndryshme, të gjithë nën kamuflimin e turistëve, por kanë mbledhur informacione mbi lëvizjet e Nikulajt.

Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, siç është edhe një moment i fiksuar në kamera, kur hyn natën në hotel dhe gjen rojën në gjumë. Hunt mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë së biznesit duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit.

Historia e hasmërisë mes 2 fiseve që nisi për 1000 lekë

Hasmëria mes fisit Palaj (Lektasaj) dhe Nikulaj e ka zanafillën në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj) kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj, pas një konflikti të çastit në një pikë karburanti për 1000 lekë karburant. Pas kësaj vrasje në Lezhë janë ekzekutuar në një atentat dy anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj). Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia. Mendohet se vrasja e Nikulajt ka ardhur pikërisht në vazhdën e këtyre krimeve për gjakmarrjeje.

Drejt arrestimit të bashkëpunëtorit të katërt për vrasjen e Ardian Nikulajt, policia në gjurmët e britanikes

Mësohet se policia britanike ka rënë në gjurmët edhe të shtetases tjetër britanike Harriet Bridgeman. Policia angleze ka arritur në gjurmimin e saj dhe pritet që edhe ajo të arrestohet. Sa i takon portugezit, vrasës i Nikulajt, autoritetet britanike shprehen se ai nuk ndodhet ne Angli, pasi në këtë shtet ka rekorde të theksuara kriminale si trafik droge, e më gjerë.