osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Vrasja e 41-vjeçares shqiptare në Zakinthos, mediat greke zbulojnë skandalin: Si policia ia “dhuroi” Eleonorën, burrit-vrasës

Vrasja e 41-vjeçares shqiptare në Zakinthos, mediat greke zbulojnë skandalin: Si policia ia “dhuroi” Eleonorën, burrit-vrasës

Oda e Avokatëve të Zakinthos ka proceduar me një notë ankese një raport të rëndësishëm për çështjen e vrasjes nga bashkëshorti të 41-vjeçares shqiptare në ishullin e njohur grek, i cili ndër të tjera i është komunikuar edhe Prokurorit të Gjykatës së Lartë .

Sipas raportit, ndonëse bashkëshorti vrasës ishte i dyshuar dhe ishte vendosur në shërbim prove, edhe pse viktima kishte mbërritur në stacionin e policisë e keqtrajtuar për të denoncuar për të dytën herë atë, oficerët jo vetëm që nuk e mbrojtën, por dyshohet se e kishin njoftuar 49-vjeçarin se ajo po e padiste sërish.

Si pasojë inati i tij ndaj nënës së fëmijëve të u shtua, duke e çuar deri në ndërmarrjen e aktit të rëndë.

Sipas raportimeve të shtypit vendas, i akuzuari-vrasës në orën 20:00 të së dielës mbrëma u gjend në shtëpi dhe filloi ta rrihte pa mëshirë bashkëshorten, duke lëshuar mbi të gjithë mllefin e tij të sëmurë.

Gruaja në gjendje të mjerueshme dhe pasi ai ishte torturuar, arriti të shkonte deri në në pragun e policisë për herë të dytë dhe të ngrejë padi kundër bashkëshortit të saj.

Autoritetet po e kërkonin ende autorin në orën 22:30, kur viktima është kthyer në katin përdhesë të banesës në zonën e Tsilivit. Sipas një dëshmitari okular, bashkëshorti e kapi nga flokët dhe e tërhoqi zvarrë në ballkon, duke bërtitur: “do të të vras”.

Më pas, me një thikë kuzhine e ka goditur disa herë në të gjitha pjesët e trupit dhe i ka marrë jetën. Nga i njëjti raport rezulton se i njëjti autor “ishte arrestuar në të kaluarën e afërt për dhunë në familje, pasi ka rrahur bashkëshorten e tij, është dërguar në Prokurori dhe është liruar me kushtin shtrëngues, të mos afrohej pranë familjes së tij, duke i qëndruar deri në 100 metra larg”.

Në raportin e Odës së Avokatëve thuhet:

Për të hetuar se në çfarë rrethanash dhe në çfarë mënyre u bë ndjekja e autorit pas denoncimit të bërë ndaj tij nga viktima të dielën, 31 korrik 2022, e cila erdhi në polici e rrahur pa mëshirë.

Nëse autori është kërkuar për t’u arrestuar ose ndryshe është njoftuar me telefon nga oficeri i policisë, se po ndiqet penalisht si pasojë e dënoncimit të gruas së tij.

Nëse ky njoftim telefonik dhe ftesë e autorit nga oficeri i hetimit paraprak nuk ka ndodhur asnjëherë, atëherë si e ka marrë informacion se është denoncuar dhe se është në kërkim për arrestim, fakt që e ka zemëruar dhe e ka drejtuar në shtëpinë e viktimës, ku edhe e vrau?

Duke qenë se shenjat e rrahjes ishin shumë të dukshme, pse si pasojë e denoncimit të viktimës, ajo nuk u dërgua me urdhër me shkrim dhe e shoqëruar nga punonjës policie në spitalin e Zakynthos për të kryer raportin e kërkuar mjeko-ligjor. I gjithë ky proces do të kishte zgjatur (të paktën) disa orë, autori nuk do ta kishte gjetur viktimën në shtëpinë e saj dhe ajo me siguri do të ishte gjallë sot…

Aq më tepër, për shkak të seriozitetit të situatës, ajo mund të ndalohej nga personeli mjekësor për sigurinë dhe komoditetin e Spitalit për arsye shëndetësore dhe në këtë mënyrë do të ishte parandaluar vrasjen e saj e cila ndodhi afërsisht 1 orë pasi autori mësoi për ankesën e viktimës.

Nëse për shkak të rikthimit të autorit dhe kushtit kufizues të vendosur ndaj tij, ka pasur kujdes dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga autoritetet për mbrojtjen e viktimës, e cila duket se është kthyer vetëm në shtëpinë e saj, ku autori e priste për ta vrarë.

Ndërkohë, trupi i 41-vjeçares Eleonora, e cila ra e vdekur në duart e bashkëshortit të saj 51-vjeçar, do të transportohet në Shqipëri.