Dy persona kanë rënë në pranga pasditen e kësaj të shtune, si autorë të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli. Të arrestuarit janë Skënder dhe Ilaj Lika.
55-vjeçari Rakip Roli u vra ekzekutua me breshëri plumbash mëngjesin e së premtes, në zonën e Sanxhakut në Laç.
Dy personat dyshohet të kenë qenë duke e pritur në këmbë viktimën dhe më pas kanë qëlluar drejt makinës së tij, duke e lënë të vdekur në vend. Biznesmeni 55-vjeçar ishte i njohur për policinë, i skeduar për një plagosje të ndodhur në vitin 2011.